Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vrarë në Shkup

Dy të vrarë në Shkup

1 shtator-Policia ka identifikuar shoferin e makinës dhe bëhet fjalë për Svetislav.R (1987) nga Kërçova, ndërsa po punohet edhe në identifikimin e viktimës së dytë. Sipas burimeve jozyrtare policore për disa media maqedonase, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Dy veta janë gjetur mbrëmë të vrarë në një makinë në periferi të fshatit Koliçan i Poshtëm në rajonin e Shkupit.

Policia theksoi se dy trupat e pajetë janë gjetur në makinën e tipit “Rover 75” me targa të Ohrit pranë një are në Koliçan të Poshtëm, rrugës për në lagjen e Draçevës të Shkupit, informon INA.

Në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Policia ka identifikuar shoferin e makinës dhe bëhet fjalë për Svetislav.R (1987) nga Kërçova, ndërsa po punohet edhe në identifikimin e viktimës së dytë. Sipas burimeve jozyrtare policore për disa media maqedonase, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *