Home / Lajme / Maqedoni / Dyshime të reja lidhur me vrasjen e sllovakut në Zvicër nga tetovari!

Dyshime të reja lidhur me vrasjen e sllovakut në Zvicër nga tetovari!

17 shtator-Pas kërcënimit që kishte pranuar, pronarja e barit e kishte lëshuar më herët M.Ë. nga puna, për shkaqe sigurie. Dymbëdhjetë orë më vonë, A.V. u vra para syve të saj, gjatë një shtëitje, disa qindra metra larg shtëpisë sa tyre.

Njëri nga të akuzuarit e dyshuar për vrasjen në Ganterschëil të Zicrës, edhe më herët e kishte kërcënuar ish të dashurën.

Hulumtimet e gazetës zvicerane «Südostschëeiz» kanë hedhur dritë të re në vrasjen e paradokohshme në Ganterschëil. Sipas shkrimeve të saj, transmeton „Shtegu.com“, M.Ë. 38-vjeçare, ish e dashura e sllovakut të vrarë A.V., për herë të fundit kishte punuar në një bar në Glarus. Atje, ajo shpeshëherë e kishte takuar vrasësin e dyshuar, shtetasin maqedonas 29-vjeçar F.S.. Në lokalin në fjalë thonë se ai shpeshëherë e kishte vizituar lokalin duke e përcellur M.Ë.

Më 6 gusht të këtij viti ishte shkaktuar një zënkë e rëndë: Shtetasi maqedonas F.S. kishte ardhur në bar, agresiv dhe shumë i shqetësuar, duke filluar diskutimin me M.Ë. Pasi M.Ë. u frikësua deri në palcë, shefja e lokalit i shqiptoi F.S. një ndalesë vizite lokalit. Më në fund kishte ardhur edhe policia, e cila e merr në pyetje F.S. Dëshmitarët thonë se F.S. e kishte kërcënuar gruan me vrasjen e fëmijës së saj.

Në barin e Glarusit, mysafirët e rregullt të lokalit kanë pohuar se maqedonasi ka dashur ta martojë me çdo kusht 38-vjeçaren M.Ë., por ajo nuk ka qenë shumë e interesuar. Mëtutje, ata thonë se F.S. nuk ka dashur ta martojë për hir të dashurisë, por për rregullimin e dokumentacionit, pasi ai kishte pasur një lejeqëndrim L dhe së shpejti është dashur ta lëshojë Zvicrën.

Sipas „Südostschëeiz“, ditën para se të ndohte krimi në Ganterschëil, M.Ë. kishte pranuar një SMS nga F.S: «Pas përfundimit të punës ju do të pendoheni. Ju nuk keni gjasa». Gjatë kësaj kohe, M.Ë. dhe ish dashuri i saj sllovak, 36-vjeçari A. V., kanë qenë në barin në Glarus, ndërsa disa ditë më parë, A. V. sapo kishte dalur nga burgu.

Pas kërcënimit që kishte pranuar, pronarja e barit e kishte lëshuar më herët M.Ë. nga puna, për shkaqe sigurie. Dymbëdhjetë orë më vonë, A.V. u vra para syve të saj, gjatë një shtëitje, disa qindra metra larg shtëpisë sa tyre.

Edhe A. V. ishte ndjerë i kërcënuar, pasi ai i kishte shkruar një mesazh të vëllait se jeta e tij është vënë në rrezik. Por, A. V. e kishte paraqitur të dashurën e tij si e involvuar në vrasjen e tij të mundshme: «Po që se më ndodhë diçka, pas kësaj qëndrojnë ish e dashura ime dhe dashnori i saj aktual», i kishte shkrua të vëllait pesë ditë para se të vritej.

Autorët e dyshuar të krimit në Ganterschëil, pas kryerjes së aktit ishin arratisur me një Audi të kuq A1, duke e festuar vrasjen në një lokal, e më pas ishin arrestuar nga policia zvicerane.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *