Home / Lajme / Maqedoni / Eco Guerilla – Ali Ahmetit: Urojmë të mos helmohesh

Eco Guerilla – Ali Ahmetit: Urojmë të mos helmohesh

27 shtator-“Un nuk do të çuditesha nëse një ditë do të presë shiritin para Jugohromit të thonë se, ja e bëmë, jo që e bënë me filtra po e bënë kështu si e bënë të na helmojë. Kur kemi parasysh se një ministër nuk ka afëtsi të vendos rend në dikasterin e vet, cka presim nga një parti e cila do të duheshte të zhvillojë më shumë projekte”, shtoi më tej Xhaferi

Eko Guerilla uroi Ali Ahmetin që mos të helmohet nga ajri i ndotur në Zhelinë, pikërisht sot gjatë vizitës së tij në Zhelinë. Arianit Xhaferi nga kjo organizatë tha se është Zhelina ajo që goditet më së shumti nga helmi i fabrikës së ferolegurave.

“Shpresoj shumë që zotri Ahmeti mos të helmohet nga helmi i ”Jogohromit” sot sepse kryesisht është komuna e Zhelinës, ajo që gotitet e para nga helmi i mbushur me grimca pm10″, deklaroi për TV ERA, Arianit Xhaferi.

Xhaferi vizitën e Ahmetit në Tetovë e sheh si mungesë të aftësisë për të ndryshuar gjërat dhe me vizitat e tilla, sipas tij, mundohet t’u vë hi syve të qytetarëve.

“Un nuk do të çuditesha nëse një ditë do të presë shiritin para Jugohromit të thonë se, ja e bëmë, jo që e bënë me filtra po e bënë kështu si e bënë të na helmojë. Kur kemi parasysh se një ministër nuk ka afëtsi të vendos rend në dikasterin e vet, cka presim nga një parti e cila do të duheshte të zhvillojë më shumë projekte”, shtoi më tej Xhaferi.

Gjatë periudhës së fundit për ndotjen e ajrit në Tetovë kanë reaguar dhe protestuar qindra qytetarë e organizata jo qeveritare. Megjithatë qeveria disa herë i ka dhënë afat shtesë ndotësit kryesor të rajonit të Pollogut, Jugohromit, por ky ndotës, vazhdon edhe më tej t’i helmojë banorët e Tetovës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *