Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një doktor i Edukatës Fizike

Edhe një doktor i Edukatës Fizike

2 shtator-Sipas tij , pas hulumtimeve është arritur që të konstatohet, shpejtësia e lëvizjeve alternative dhe situatave agjile në basketboll, saktësia gjatë gjuatjeve, faktori i shpejtësisë gjatë vrapimit, aktiviteti motorik, forca e duarve, dhe forca e ekstremiteteve.

Kuadrit të Edukatës Fizike i shtohet edhe një kuadër profesional në Tetovë. Kështu, magjistri i deritanishëm Selim Alili, ka mborjtur me sukses temën e doktoraturës dhe ka marrë titullin doktor në lëminë e edukatës fizike. Kësisoji, Selim Alili, nga fshati Ozormishti, magjistër i Edukatës Fizike që nga viti 2012 në Shkup, këtyre ditëve ka mbrojtur temën e doktoraturës “ menaxhimi morfologjik, karakteristik dhe forcat motorike, rrugës të aktiviteteve basketbollitiske dhe lehtësimi psigjik tek nxënsit me aftësi të kufizuar” në Beograd, në Universitetin Alfa, fakulteti për menaxhim në Sport. Alili, ka bërë hulumtime tek nxënësit që janë me aftësi të kufizuar nga mosha 11 vjeçare deri në moshën 13 vjeçare,(shkollat fillore) dhe 14 deri 16 (shkollat e mesme) dy grupe nga 60 nxënës. Analizat dhe hulumtimet i ka kryer në shkollat e mesme, ndërsa para komisionit ka mbrojtur këtë temë e cila është e veçantë dhe e pa hulumtuar në këto hapësira. Sipas profesorit Alimi, tema ka të bëjë me dallimin mes atyre që kanë aftësi të kufizuara dhe atyre që nuk kanë në basketboll. Sipas tij , pas hulumtimeve është arritur që të konstatohet, shpejtësia e lëvizjeve alternative dhe situatave agjile në basketboll, saktësia gjatë gjuatjeve, faktori i shpejtësisë gjatë vrapimit, aktiviteti motorik, forca e duarve, dhe forca e ekstremiteteve. Ai thotë ndryshimet morfologjike janë si pasojë e ndryshimeve normale biologjike gjatë zhvillimit të trupit. Aktualisht ai është profesor në shkollën e mesme ekonomike në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *