Home / Lajme / Maqedoni / Emira Ganiji, tetovarja simbol për ndihmë ndaj emigrantëve në Gjermani

Emira Ganiji, tetovarja simbol për ndihmë ndaj emigrantëve në Gjermani

26 Shtator – Gjatë ditës së djeshme derisa muslimanët kanë festuar Festën e Kurban Bajramit, vajza tetovare ka organizuar festë për 100 emigrantë sirian që gjenden në Leverkusen.

Ermira Ganiji, shqiptarja nga Cellopeku i Tetovës që jetonë në Leverkusen të Gjermanisë ka zënë Top Lajmet e gazetave dhe televizioneve në shtetin gjerman. Gjatë ditës së djeshme derisa muslimanët kanë festuar Festën e Kurban Bajramit, vajza tetovare ka organizuar festë për 100 emigrantë sirian që gjenden në Leverkusen. Fillimisht ka qenë vetëm ide e Ermirës, dhe më pas ajo me gjithë forcat e saj është hudhur në aksion.

“Unë që në fillim të vitit mundohem t’ju ndihmoj emigrantëve që vijnë në Leverkusen dhe bëj aktivitete të ndryshme me to. Kemi qenë në iftare, i kam dërguar fëmijët sirian në stadium dhe për Kurban Bajram kisha dëshirë që edhe ato të festojnë si duhet këtë festë” rëfen Ermira për Tetova1.com.

Ajo ka hasur në pengesa pasi organizatat nuk i kanë dalur në ndihmë. “Fillimisht të gjitha organizatat më refuzuan për ditën e parë të Bajramit megjithatë kjo është dita kur duhet festuar kjo festë. Pasi kjo ka kuptimin e vecantë” thotë Ermira.

Më pas ka kërkuar një sallë ku do ta organizoj festën, ka kontaktuar shitore dhe restorante për ti ofruar gjërat e nevojshme për organizimin e saj dhe ja ka dalë.

“Detyrova vetën dhe shkova pyeta të gjitha restorantet dhe ëmbëltoret për ndihmë. Një restorant turk me emrin “As Salem” në Koln dhe një ëmbëltore turke më premtuan dhe më sollën bukën. Poashtu kompania e Coca Cola si dhe Granini na sollën pije për këtë festë” janë fjalët e Emirës nga Cellopeku.

Të pranishëm në këtë festë ishin edhe kryetari i ri i Leverkusenit, televizione dhe gazeta.

Për më tepër shikoni fotot dhe videot se si mediat gjermane e kanë shfaqur aktivitetin e tetovares.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *