Home / Lajme / Maqedoni / Eprori shqiptar Sinan Kurti thotë se u sulmua fizikisht pasi po fliste shqip (VIDEO)

Eprori shqiptar Sinan Kurti thotë se u sulmua fizikisht pasi po fliste shqip (VIDEO)

Shkup, 28 Shtator – Sinan Kurti thotë se prej 10 viteve është i punësuar në ARM si epror ushtarak. Ai thotë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur një gjë e tillë, pasi siç thotë askujt nuk i ka borxh.

Eprori shqiptar i ARM-së Sinan Kurti është rrahur brutalisht nga persona të panjohur deri sa po blinte ushqime në tregun pas Kalasë së Shkupit.Kurti tha se para se të goditej në kokë kishte qenë duke folur në celular në gjuhën shqipe dhe ai thotë se ajo ka qenë e vetmja arsye pse është sulmuar. Ai nuk ka arritur të identifikojë sulmuesit, përveç që i ka parë të largohen nga vendi i krimit me tre motoçikleta.

“Unë isha dalë privat për të parë diçka në treg, të shohë se si janë çmimet, isha duke ecur drejtë parkingu ku ishte ai poligoni për auto shkollat, atje ishin tre persona, maqedonas ishin, ata më sulmuan menjëherë, kishin qenë të përgatitur për këtë rast dhe erdh momenti që më goditën drejtë e në kokë dhe unë e humba vetëdijen tërësisht. Isha duke fol shqip në celular dhe më sulmuan,” deklaroi Sinan Kurti, epror në ARM.

Sinan Kurti thotë se prej 10 viteve është i punësuar në ARM si epror ushtarak. Ai thotë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur një gjë e tillë, pasi siç thotë askujt nuk i ka borxh.

“Kur më kanë sulmuar, më goditën në kokë, njëri sy më ka nxjerrë gjak, atë moment u lava në gjak, nuk e kisha idenë se ku jam, por për fat të mirë u ngrita në këmbë e të ikë nga ata, tjetër gjë nuk di çfarë të them. U kisha apeluar të gjithëve, që këto gjëra mos t’i harrojnë shqiptarët, le të marrin masa që kjo mos t’i ndodh askujt më,” u shpreh Sinan Kurti, epror në ARM.

Pas rastit të rrahjes së eprorit shqiptar të ARM-së Sinan Kurti në vend ngjarje kishte dalë Policia Ushtarake e cila ka evidentuar rrahjen e të punësuarit të tyre. Ndërkohë edhe nga Ministria e Brendshme thonë se rasti i rrahjes së Kurtit është paraqitur dhe se po punohet për kapjen e sulmuesve dhe zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *