Home / Lajme / Maqedoni / FBI do të lëshojë fletarreste për personat e përmendur nga Bogoevski?

FBI do të lëshojë fletarreste për personat e përmendur nga Bogoevski?

22 shtator-Vallë Zvërlevski e dha këtë deklaratë për shkak të mungesës së njohurive ose për ndonjë shkak tjetër, e din më së miri ai vetë, por opinioni duhet ta dijë se në rastin konkret nuk bëhet fjalë për procedurë civile, por për procedurë gjyqësore ekzekutive..

“Prokurori publik Marko Zvërlevski tregoi mosnjohje elementare të së drejtës kur deklaroi se në Gjykatën e New York-ut është duke u zhvilluar procedurë civile, njofton lajmpress.

Vallë Zvërlevski e dha këtë deklaratë për shkak të mungesës së njohurive ose për ndonjë shkak tjetër, e din më së miri ai vetë, por opinioni duhet ta dijë se në rastin konkret nuk bëhet fjalë për procedurë civile, por për procedurë gjyqësore ekzekutive”, ka thënë për “Utrinski” një bashkëbisedues, i cili për shkak të ndjeshmërisë së rastit ka dashur të mbetet anonim.

Personat nga Maqedonia të cilët përmenden te afera “Magyar Telekom” kohën e fundit i kanë reduktuar lëvizjet jashtë shtetit, sepse hetime për këtë aferë janë futur në një fazë kur FBI mund të lëshojë fletëarreste për ta, thonë për “Lajm” burime të mirëinformuara me rrjedhën e këtij rasti.

“Pas pranimit të dëshmisë së Bogoevskit nga ana e Gjykatës në New York, ka gjasa që të lëshohen fletëarreste për personazhet e involvuara në këtë aferë”, thotë për “Lajm” i njëjti burim.

Në ndërkohë, sipas informacioneve të paverifikuara, rasti për skandalin me “Magyar Telekomin” i është dhënë prokurorit i cili para dy viteve, në kuadër të aksionit “Agent”, ka ngritur procedurë penale kundër ish shefit të shërbimit sekret, Sllobodan Bogoevski dhe disa personave tjerë.

Ky rast përfundoi me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, por ajo që është me rëndësi për rastin e quajtur “Agent” është se aty paraqitet greku Dimitris Kondominas, i cili përmendet si figurë kyçe te skandali “Magyar Telekom”, lidhur me dhënien e ryshfetit funksionarëve të lartë shtetëror dhe partiakë.

Procedura parapenale të cilën para disa ditëve e filloi Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku ende nuk ka asnjë person të dyshuar, është konfirmim se te skandali “Magyar Telekom”, megjithatë ka pasur forma të korrupsionit të përmasave të mëdha, por kjo nuk do të thotë se pikërisht prokuroria do ta udhëheqë procedurën e mëtutjeshme.

“Prokurori publik Marko Zvërlevski tregoi mosnjohje elementare të së drejtës kur deklaroi se në Gjykatën e New York-ut është duke u zhvilluar procedurë civile. Vallë Zvërlevski e dha këtë deklaratë për shkak të mungesës së njohurive ose për ndonjë shkak tjetër, e din më së miri ai vetë, por opinioni duhet ta dijë se në rastin konkret nuk bëhet fjalë për procedurë civile, por për procedurë gjyqësore ekzekutive”, ka thënë për “Utrinski” një bashkëbisedues, i cili për shkak të ndjeshmërisë së rastit ka dashur të mbetet anonim.

“Deklarata e Sllobodan Bogoevski-t, por edhe dëshmitë që u prezantuan para gjykatës në New York janë pranuar në tërësi, por këtu bëhet fjalë për gjykim i cili ndodhi as pranimit se “Deutche Telekom” e pranon fajin për skandalin për të cilin edhe u paguan shuma milionëshe, që nënkupton procedurë gjyqësore ekzekutive”, ka thënë i njëjti bashkëbisedues, duke sqaruar se në momentin kur gjykata do të shqiptojë vendim, tek duhet të pritet pagesa e dëmeve e shprehur në dhjetëra miliona euro. Në fakt pritet që shumë persona dhe kompani, të cilët përmes Bursës në New York kanë blerë aksione në “Deutche Telekom” mund të kërkojnë kompensim të dëmit, pas rënies drastike të vlerës së aksioneve të “Deutche Telekom-it” që ka ndodhur pas zbulimit të skandalit me “Magyar Telekom-in”.

Lidhur me atë që Bogoevski e shprehi kohën e fundit ishte edhe deklarata e deputetit dhe liderit të Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov, i cili konfirmoi se gjithçka që ai ka poseduar si informacion lidhur me këtë aferë, i’a ka dorëzuar kryeministrit Nikolla Gruevski. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *