Home / Lajme / Maqedoni / Fillon Festivali ndërkombëtar i filmit TIF IDA në Tetovë

Fillon Festivali ndërkombëtar i filmit TIF IDA në Tetovë

22 shtator-Ai theksoi se në punëtori lidhur me skenarin, fotografinë, regjinë dhe organizimin e menaxhimin e prodhimit të filmit do të marrin pjesë emra të njohur vendor dhe të huaj nga industria e filmit.

Në Qendrën për Kulturë në Tetovë sot fillon edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Tetovë – TIFF në organizim të shoqatës “Oda”.

Sipas kryetarit të festivalit Sabedin Selmani, edicioni i këtij viti ka tri pjesë kryesore – punëtoritë që do të mbahen në orët e paradites, programi kryesor konkurrues të filmave të shkurtë dokumentarë nga ora 14 deri në orën 18 dhe projeksionet e mbrëmjes të filmave me metrazh të gjatë duke filluar nga ora 20.

Në programin zyrtar konkurrues organizatorët kanë pranuar 984 filma, prej tyre kanë përzgjedhur 45, të cilët do të konkurrojnë për çmime në festival. Në mesin e pjesëmarrësve ka edhe filma nga shkolla e Filmit në Hamburg, Gjermani, ndërsa do të shfaqen edhe filma dokumentarë të mbështetura nga Fondi i Filmit i Maqedonisë.

“Hapja e festivalit është planifikuar për sot në ora 20 me shfaqjen e filmit artistik ‘Tri dritare dhe një varje’ nga Kosova në regji të Isa Qosjes. Shfaqja tjetër e filmit artistik është planifikuar për të enjten, kur premierën në Tetovë në bashkëpunim me Agjencinë e Filmit të Maqedonisë do të shfaqet filmi ‘Fëmijët e Diellit’ nga Antonio Mitriqeski, ndërsa dita e premte është e paraparë për ‘Bota e Shqipërisë’ në regji të Iris Elezit dhe Tomas Logorecit. Mbyllja e festivalit dhe shpallja e fituesve është planifikuar për të shtunën”, tha Selmani.

Ai theksoi se në punëtori lidhur me skenarin, fotografinë, regjinë dhe organizimin e menaxhimin e prodhimit të filmit do të marrin pjesë emra të njohur vendor dhe të huaj nga industria e filmit. Projeksionet dhe punëtoritë në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Tetovë do të mbahet në Qendrën për kulturë, ndërsa hyrja për të gjithë të interesuarit është e lirë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *