Home / Lajme / Maqedoni / Fillon restrikcioni i ujit në Tetovë

Fillon restrikcioni i ujit në Tetovë

3 shtator- Ju informojmë se nga sot (e Enjte) 03.09.2015 NPK “TETOVA” Tetovë do të fillojë me restrikcion të ujit për pije nga ora 17:00 deri në orën 19:

Komunikata e plotë:

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së rreshjeve të shiut, uji në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 230 l/s. Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, Ju informojmë se nga sot (e Enjte) 03.09.2015 NPK “TETOVA” Tetovë do të fillojë me restrikcion të ujit për pije nga ora 17:00 deri në orën 19:30, kurse nga mesnata prej orës 01:30 deri në orën 04:30.

Si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit të qyetit, për zbutjen e kësajë situate, NPK “TETOVA” Tetovë ka aktivizuar edhe katër bunare që gjenden në qytetin e Tetovës: bunarin te qendra sportive, te spitali klinik i qytetit, te ish fabrika “ЕТКО” dhe bunarin te shkolla e mesme profesionale komunale “Mosha Pijade”-Tetovë.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *