Home / Lajme / Maqedoni / Fillon viti akademik në universitete (VIDEO)

Fillon viti akademik në universitete (VIDEO)

Tetovë, 15 shtator – Për studentët e rinj do të organizohet orë akademike në fakultetet, ndërsa në disa prej tyre do të marrrin pjesë rektorët e Universiteteve dhe përfaqësues nga ministria dikasteriale.

Në universitetet shtetërore në Maqedoni sot fillon viti i ri akademik 2015/2016.

Për studentët e rinj do të organizohet orë akademike në fakultetet, ndërsa në disa prej tyre do të marrrin pjesë rektorët e Universiteteve dhe përfaqësues nga ministria dikasteriale.

Në orën e parë akademike në Universitetin e Tetovës do të marrë pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe rektori Vullnet Ameti, ndërsa në Universitetin e Shtipt “Goce Delçev”, solemniteti për studentët ga fakultetet e Mjekësisë, Juridikut dhe të tre akademive do të organizohet në qendrën multimediale të Fakultetit Ekonomik ku do t flasë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski dhe rektori i ri Bllazhe Boev.

Nga Fakulteti i Shkupit, “Shën Crili dhe Metodij”, informojnë se rektori Velimr Stojkovski do t’i përshëndesë studentët e vitit të parë të Faklutetit Mjeksor, ndërsa në Universitetin e Manastirit “Shën Klimenti i Ohrit” rektori i sapoemëruar Sasho Korunovski do të mbajë fjalim para studentëve të Fakultetit teknik.

Për regjistrim në vitin e parë në universitetet shtetërore ka pasur dy afate, në gusht dhe në shtator. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *