Home / Lajme / Maqedoni / Formohet apo jo parti e re tek shqiptarët në Maqedoni

Formohet apo jo parti e re tek shqiptarët në Maqedoni

21 shtator-. Këtyre ditëve nëpër shumë media të ndryshme, portale dhe rrjete sociale është përfolur se ish gjenarali i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Gëzim Ostreni formon parti pas përkeqësimit të raporteve të tija kinse me kryetarin e BDI-së dhe ish udhëheqësin politik Ali Ahmeti.

Formohet apo jo parti e re tek shqiptarët në Maqedoni. Është pjesë e përçarjeve në partinë shqiptare në pushtet si rezultat i pëkanqësive apo vetëm edhe një truk mediatik që në fund sërish të rezultojë se funskionarët e pakënaqur do të marrin pozitat e tyre dhe gjithçka do të jetë në rregull. Këtyre ditëve nëpër shumë media të ndryshme, portale dhe rrjete sociale është përfolur se ish gjenarali i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Gëzim Ostreni formon parti pas përkeqësimit të raporteve të tija kinse me kryetarin e BDI-së dhe ish udhëheqësin politik Ali Ahmeti. Raportohet se brenda këtij grupimi të pëkënaqur janë edhe ish sekretari organizativ hazbi Lika, Arbën Llabënishta e funksionarë të tjerë, por deri më tash askush nuk ka dalur publikisht që të pohojë apo demantojë.Madje partia shqiptare në pushtet BDI-së nuk ka dalur me qëndrim zyrtarë që të demantojë zërat se ka pakënaqësi të mëdha brenda strukturave partiake. Në ndërkohë portale të ndryshme ku liferohen lajme nga partitë politike kanë publikuar se partia e re Uniteti themelohet nga ana e shumë shoqatave joqeveritare shqiptare të cilës i prinë Valon Kurtishi, kryetarë i shoqatës Illirikum Libertas. Sot kontaktuam me Kurishin i cili theksoi se do të dërgojë komunikatë lidhur me shkrimet e fundit për formimin e partisë së re. Nga ana tjetër tashmë partitë kanë filluar përgatitjet e tyre për fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të parakohëshme të vitit të ardhshëm në Prill. Ditë më parë Lëvizja Besa është akuzuar nga BDI-ja që të tregojë se nga i vijnë financat për fushatën mediatike që zhvillon lëvizja Besa dhe kush u qëndron parapa financiarisht. Nga ana tjetër Besa ka akuzuar BDI lidhur me afërsinë që ka kjo parti me njerëzit dhe drejtuesit e Televizionit të ri që fillon sot me punë RTV 21. Tërë këto përplasje, shpekullime ende janë vetëm lojra mediatike, pasi që partia shqiptare në pushtet BDI, këtyre ditëve ka zgjedhur shefat e shtabeve zgjedhore në shumë vende, ku së fundi ka zgjedhur edhe shefin e shtabit zgjedhor për Tetovë Xhevat Ademin, i cili për herë të tretë është në këtë pozitë. Në ndërkohë sot në Shkup është arrestuar Arjend Fazliu, nipi i Rafiz Halitit lidhur me zjarrin që shpërtheu para disa viteve në ndërtesën qendrore të ndërmarrjes “Postat e Maqedonisë”. Në atë kohë Fazliu ka qenë shef i kabinetit i drejtorit të Postave dhe është dënuar nën akuzën për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Këtë vendim më pas e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.Arrestimi i Fazliut bëri bujë në opinion për shkak se ai është nip i nënkryetarit të Kuvendit, Rafiz Haliti. Arrestimi i tij ndodhi disa ditë pasi Haliti përmes një interviste kërkoi reforma brenda BDI-së, prandaj në opinion janë paraqitur dyshime se kjo mund të jetë hakmarrje ndaj tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *