Home / Lajme / Maqedoni / Garet kërkon kompromis dhe përgjegjësi

Garet kërkon kompromis dhe përgjegjësi

22 shtator- Tani për tani punët po zhvillohen mirë dhe presim hapa pozitiv edhe më tej, por për të vendosur për këtë nevojitet punë me angazhim, kompromis dhe përgjegjësi, si dhe qasje konstruktive prej të gjithë të involvuarve në proces”, tha Garet

Punët në lidhje me plotësimin e marrëveshjes së Përzhinos po zhvillohen mirë. Presim hapa pozitivë edhe më tej, me ç’rast nevojitet punë me angazhim të madh, kompromis, përgjegjësi, si dhe qasje konstruktive prej të gjithë të involvuarve në proces, deklaroi sot në Shkup, ambasadori britanik, Çarls Garet.

“Marrëveshja e Përzhinos është arritje e madhe dhe hapat të cilat janë ndërmarrë pas sjelljes së saj janë të mëdha siç ishte kthimi i opozitës në Parlament, marrëveshja për prokurorin e posaçëm. Por, qëndrojnë akoma hapa. Na pret marrëveshje rreth legjislaturës zgjedhore, më pas emërimet në funksionet ministrore, si dhe sjellja e të gjithë aktorëve politikë gjatë fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve vitin e ardhshëm, të cilat për Maqedoninë do të jenë shumë të rëndësishme. Tani për tani punët po zhvillohen mirë dhe presim hapa pozitiv edhe më tej, por për të vendosur për këtë nevojitet punë me angazhim, kompromis dhe përgjegjësi, si dhe qasje konstruktive prej të gjithë të involvuarve në proces”, tha Garet në një deklaratë për gazetarët pas fjalimit në konferencën “Aprovimi i lirive të qytetarëve: Prej Hartës Magna deri në Hartën e Maqedonisë”.

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari theksoi se me ndihmën e ekspertëve të BE-së dhe SHBA-së vazhdimisht është duke u punuar në zhvillimin e organeve të gjyqësisë dhe jurisprudencës tek ne dhe puna është në rrugë të drejtë në lidhje me transparencën, llogaridhënien dhe rritjen e pavarësisë të tyre. I pyetur se çfarë ndërmerret në lidhje me kritikat për gjyqësinë të theksuara në raportet e KE-së, ministri i Drejtësisë thekson se të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit, por edhe në raportin e Pribesë janë lëndë e analizave në bazë të së cilave Ministria tashmë ka përgatitur masa të caktuara.

“Këto marka janë prezentuar të premten në takimin me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinje, Johanes Han dhe janë mbështetur nga eurokomisari. E presim zbatimin e tyre dhe jam i bindur se këto masa të cilat do të propozohen do të japin efekte”, tha Jashari.

Konferenca “Aprovimi i lirive të qytetarëve: Prej Hartës Magna deri në Hartën e Maqedonisë” është në organizim të Asociacionit të bursistëve Çiuning në Maqedoni në bashkëpunim me Ambasadën britanike. Rast është shënimi i 800-vjetorit të nënshkrimit të Hartës Magna Libertatum – dokument i cili i vendosi bazat e qeverisjes të së drejtës dhe demokracisë, parime të cilat vlejnë edhe sot. Dokumenti me përkthimin “Harta e madhe” është sjellë në vitin 1215 në Angli, ka simbolikë të madhe dhe vlerësohet bazë e Deklaratës universale për të drejta të njeriut.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *