Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet i vrarë 16 vjeçari nga Grupçini

Gjendet i vrarë 16 vjeçari nga Grupçini

Tetovë, 30 Shtator – Dje rreth orës 18:00 nga të afërmit e të vrarit është raportuar se në vendin e quajtur “Çezma” është gjetur i vdekur 16-vjeçari A.S.

44-vjeçari S.S. nga Grupçini dje pasdite rreth orës 18, përmes familjarit të afërt, me telefon ka raportuar se në fushën në afërsi të vendit të quajtur “Çezma” e cila gjendet mbi këtë fshat të Tetovës, është gjetur i vdekur djali i tij 16-vjeçar A.S, me një plagë nga një armë zjarri, në anën e majtë të gjoksit, njofton SPB-Tetovë.

Menjëherë pas raportimit, prokurori publik, dhe ekipi i SPB-Tetovë dhe mjeku ligjor kanë bërë inspektimin në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i A.S 16-vjeçar, ku pranë tijë ndodhej një armë “Beretta” e kalibrit 9 mm dhe disa plumba të të njëjtit kalibër.

Sendet e gjetura janë marrë për ekspertizë, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i A.S është planifikuar për të kryer autopsia. Në vazhdim po bëhen hetime të vazhdueshme që do të hedhë në dritë mbi të gjitha detajet që kanë të bëjnë me rastin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *