Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Nju Jorkut publikoi lëndën kundër drejtorëve të “Maxhar Telekom”

Gjykata e Nju Jorkut publikoi lëndën kundër drejtorëve të “Maxhar Telekom”

5 shtator-Pas dy takimeve të para në dhjetor 2004 dhe janar 2005 “grekët” u kanë ofruar mitë pushtetarëve, ndërsa në maj janë nënshkruar dy dokumente, Protokoll për bashkpunim dhe “non pejpër” për kushtet dhe afatet e pagesës së parave partnerit shqiptar të koalicionit, citon “Utrinski” gjykatën.

E përditshmja maqedonase “Utrinski” shkruan se gjykata e Nju Jorkut në lëndën kundër drejtorëve të “Maxhar Telekom” ka hapur për opinionin dëshminë e dëshmitarit S.B. si dhe dokumentacione tjera prej ku mund të lexohet emri i funksionarit të lartë të qeverisë së Maqedonisë për të cilin thuhet se ka marrë mitë, si dhe e tërë skema korruptive dhe detaje tjera nga dëshmia e dhënë me videokonferencë në ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Dokumenti u publikua pas refuzimit të kërkesës së tre të akuzuarve, drejtorëve Andrash Ballog, Elek Shtraub dhe Tamash Morvai për mospranimin e dëshmisë së S.B.

Sipas dokumentit zyrtar të paditësit – Komisionit amerikan për letra me vlerë, S.B. e ka shpalosur tërë skandalin korruptiv deri më detaje duke siguruar prova të ndryshme. Ai ka kërkuar dhe ka fituar status të mbrojtur të përkohshëm. Por pas intervistës së tij për “Fokus” ku ai shpreh frikën se mund të arrestohet për të mos dëshmuar në rastin “Maxhar Telekom”, pas çka mbrojtësi i tij urgjent arrin në Maqedoni për ta marrë dëshminë, në dhjetor 2014.

Në dëshminë thuhet se ai (dëshmitari S.B.) nëpërmjet mikut të tij biznesmenit grek Dimitris Kondominas kanë siguruar suma të majme parash për funksionarë të qeverisë së Maqedonisë për ta privilegjuar pozitën e “Maxhar Telekom”, dhe të anulohet liberalizimi i tregut si kusht për integrimin e Maqedonisë në BE.

Pas dy takimeve të para në dhjetor 2004 dhe janar 2005 “grekët” u kanë ofruar mitë pushtetarëve, ndërsa në maj janë nënshkruar dy dokumente, Protokoll për bashkpunim dhe “non pejpër” për kushtet dhe afatet e pagesës së parave partnerit shqiptar të koalicionit, citon “Utrinski” gjykatën.

Pagesa duhej të zhvillohet sipas skemës së paraparë, kompani konsultative nga Qiproja të Kondominas kanë tërhequr kesh para të cilat ia kanë dhënë ndërmjetësuesit të funksionarit të qeverisë (emrin e të cilit e posedon “Utrinski Vesnik” por për shkaqe legale, siç shprehen nuk e kanë publikuar).

Agjenti i ka dhënë paratë funksionarit pas çka ka marrë vërtetim për këtë. Për të mund të kaluar me paratë nëpër kufinj atij i është dhënë funksion dhe imunitet diplomatik në hierarkinë më të lartë të pushtetit.

Paratë për përfaqësuesit shqiptarë janë dërguar direkt në Tetovë. Kjo procedurë është përsëritur tri herë, me çka sipas dëshmisë dhe dokumenteve, tek BDI janë dërguar tri herë nga 2.5 milion euro, ose gjithsejt 7.5 milion euro.

“Maxhar Telekom” ka kërkuar si kompensim jo vetëm të mos liberalizohet tregu, por edhe të mos shiten aksionet kompanisë tjetër edhepse as vet nuk ka dashur t’i blejë.

Sipas dëshmisë së gjykatës së Nju Jorkut, e përcjellë nga “Utrinski”, tregohet edhe lidhja kosovare në larjen e parave, me hapjen e një kompanie enkas për këtë.

Kuriozitet është fakti se ndërmjetësi kryesor, respektivisht agjenti i angazhuar për bartjen e parave është një gjerman, ndihmësi i asaj kohe i Teo Vajgel, që ishte këshilltar i qeverisë së Maqedonisë.

Në këtë proces nē Nju Jork janë marrë në pyetje 8 shtetas të Maqedonisë dhe 4 të Gjermanisë.

Përndryshe “Maxhar Telekom” bashkë me kompaninë amë “Dojçe Telekom AG” në dhjetor 2011 kanë arritur marrëveshje me SEC dhe Ministrinë e drejtësisë të SHBA për 95 milion dollarë, për ta mbyllur rastin, mirëpo SEC ka ngrejtur padi qytetare kundër Shtraub, Ballig dhe Morvai.

http://www.utrinski.mk/?ItemID=5D4C74F325817D44BF15E5E6E37A11D4

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *