Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski kërkon respektim të plotë të Marrëveshjes

Gruevski kërkon respektim të plotë të Marrëveshjes

8 shtator-Pasi u morën vesh që të ketë ndryshime të Ligjit aktual për prokurori publike, tani përfaqësuesit e 4 partive politike po bisedojnë për strukturën e prokurorisë speciale, përkatësisht ndihmësit dhe bashkëpunëtorët e prokurorit.

Kryeministri Nikolla Gruevski kërkon respektim të plotë të Marrëveshjes së firmosur që ka të bëjë me zgjedhjen e prokurorit special. Gruevski kërkoi që të mos shtohet apo hiqet gjë nga ajo që është arritur si marrëveshje, ndërsa theksoi se Prokurori Special duhet të ketë edhe staf të mjaftueshëm profesional dhe buxhet për përballimin e harxhimeve.

“Marrëveshja për Prokurorin Special duhet të realizohet ashtu siç jemi marrë vesh. Siç jemi akorduar dhe siç kemi firmosur, ashtu duhet të realizohet, pa shtuar ose hequr ndonjë gjë. Prokurori duhet të jetë autonom dhe të ketë numër të mjaftueshëm të bashkëpunëtorëve profesional dhe teknik, hetues dhe logjistikë të plotë të nevojshme të resurseve njerëzore, fonde për mbulimin e harxhimeve, logjistikë teknike, që nënkupton zyra, vetura dhe të ngjashme. Nuk guxon të jetë në asnjë mënyrë i penguar në punën e tij, as nën ndikim të brendshëm apo të jashtëm. Duhet ta kryejë punën e tij me ndershmëri dhe të marrë vendime të paanshme”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Më pak se një javë nga afati për zgjedhjen e Prokurorit Special, palët ende nuk kanë filluar të shqyrtojnë emrin e mundshëm që do të kryente këtë detyrë. Pasi u morën vesh që të ketë ndryshime të Ligjit aktual për prokurori publike, tani përfaqësuesit e 4 partive politike po bisedojnë për strukturën e prokurorisë speciale, përkatësisht ndihmësit dhe bashkëpunëtorët e prokurorit.

Dallimet mes pushtetit dhe opozitës janë rreth numrit të bashkëpunëtorëve dhe buxhetit të ndarë për Prokurorinë Speciale. Grupi nuk do të takohet as sot, për shkak të festës shtetërore, ndërsa një ditë më parë, përfaqësuesit e partive politike kanë zhvilluar takime bilaterale me ndërmjetësuesit ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *