Home / Lajme / Maqedoni / Grup huliganësh sulmon shqiptarët, policia akoma s’e di se kush janë!!

Grup huliganësh sulmon shqiptarët, policia akoma s’e di se kush janë!!

13 shtator-Dëshmitarë që mbeten anonim ditëve të fundit kanë operuar në këtë zonë dhe se janë sulmuar disa të rinj shqiptarë, por ajo që përmendet po ashtu është fakti se së netët e sulmeve nuk kanë funksionuar dritat e ndriçimit publik.

Një grup të rinjsh maqedonas kohëve të fundit në disa raste kanë sulmuar të qytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj. Sipas gazetës “Lajm” bëhet fjalë për rreth 40 të rinj që kryesisht operojnë në rrugën “Bajram Shabani” dhe në afërsi të lagjes Serava, ku kjo zonë konsiderohet edhe si vijë ndarëse mes lagjeve të banuara me shqiptarë dhe atyre me maqedonas.

Dëshmitarë që mbeten anonim ditëve të fundit kanë operuar në këtë zonë dhe se janë sulmuar disa të rinj shqiptarë, por ajo që përmendet po ashtu është fakti se së netët e sulmeve nuk kanë funksionuar dritat e ndriçimit publik.

SPB në Kumanovë ka theksuar se pjesëtarë të policisë janë vënë në kërkim të këtij grupi dhe se njësite civile po lëvizin në këtë zonë. Megjithatë deri tani nuk ka pasur asnjë informacion konkret për kapjen ose zbulimin e këtij grupi.

“Disa qytetarë janë të prirur që veprimit të ketij grupi, t’i japin dimension me prapavijë politike, rrjedhimisht këtë e konsiderojnë si grup që vepron edhe në koordinim me segmente të caktuara nga politika të cilave ju konvenon tensionimi i situatës dhe incidentet e kësaj natyre nderetnike”, shkruan “Lajm”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *