Home / Lajme / Maqedoni / ‘Grupi i punës’ diskuton për Marrëveshjen e Ohrit (VIDEO)

‘Grupi i punës’ diskuton për Marrëveshjen e Ohrit (VIDEO)

Shkup, 28 Shtator – Grupi i punës ka diskutuar rreth zbatimit dhe ngecjeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Para përfaqësuesve të partive politike, diplomati holandez Piter Fejt prezantoi analizën e tij, akoma të papërfunduar, rreth zbatimit të këtij dokumenti i parashikuar të përfundonte zbatimin që në vitin 2005. Ai është angazhuar nga Komisioni Evropian për të analizuar zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, që rekomandohet tashmë në disa raportet e fundit të progresit. Analiza përfundimtare duhet të publikohet në një konferencë të gjerë ndërkombëtare në nëntor, ndërsa varësisht nga rekomandimet, Qeveria do të miratojë konkluzione në dhjetorin e këtij viti.

Edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi ka prezantuar plan-veprimin e Qeverisë për zbatimin e reformave evropiane, konkretisht hapat që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit. Diskutimi për Marrëveshjen e Ohrit ka qenë episodik, ndërsa ditëve në vijim, partitë do t’u kthehen çështjeve me përparësi, Kodit Zgjedhor dhe mediave.

Nga ana tjetër, mbetet në status-quo çështja e Komisionit Hetimor për vërtetimin e përgjegjësisë politike për skandalin e përgjimit. Për shkak të mosmarrëveshjeve elementare mes partive, nuk është parashikuar takim tjetër për këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *