Home / Lajme / Maqedoni / Han sot në Maqedoni në takime me liderët politik

Han sot në Maqedoni në takime me liderët politik

18 shtator-
Han do të realizojë takime të ndara me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetarët e LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së Menduh Thaçi. Ai merr pjesë në takimin e dialogut inkuadrues të nivelit të lartë, si dhe në seancën e këshillit kombëtar për eurointgrime

Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së Johanes Han, i cili qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, sot në Shkup do të bisedojë me liderët politikë të Maqedonisë për zbatimin e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike, për Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD), për zhvillimin e reformave dhe për krizën migruese.

Han do të realizojë takime të ndara me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetarët e LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së Menduh Thaçi. Ai merr pjesë në takimin e dialogut inkuadrues të nivelit të lartë, si dhe në seancën e këshillit kombëtar për eurointgrime.
Eurokomisari, siç njoftoi kabineti i tij do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërsa është paraparë ta vizitojë edhe qendrën e pranimit për migrantë në Gjevgjeli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *