Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Ndjej dhimbje te madhe per djemt qe humben jeten ne Kumanove.

Haradinaj: Ndjej dhimbje te madhe per djemt qe humben jeten ne Kumanove.

21 Shtator – “Kumanova është një dhimbje për shqiptarët. Të mos harrojmë kemi dhjetëra jetima, kemi gra që kanë mbetur pa burra, familje që janë në zi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë ishte pasoj e qeverisjes së kriminalizuar në Maqedoni por edhe rajon.

“Kumanova është një dhimbje për shqiptarët. Të mos harrojmë kemi dhjetëra jetima, kemi gra që kanë mbetur pa burra, familje që janë në zi.

Kur kemi parasysh që shumica prej tyre që janë vrarë në Kumanovë janë ata që kanë ndihmuar që Kosova të jetë e lirë një ditë. Na vjen keq se si u ka ardhur puna atyre djemve dhe nuk e mendojmë këtë si konflikt në mes të patriotëve. Nuk e shohim si konflikt të patriotëve shqiptarë dhe maqedonas ose të koncepteve të caktuara, por e shohim kryesisht si gjendje e kriminalizuar e qeverisjes në regjion. Kemi shkallën më të lartë të kriminalizimit të një qeverisje në regjion”, deklaroi Haradinaj për gazetën Zëri.

Ai mohon katergorikisht të ketë qenë i involvuar në këtë konflikt.

“Unë ju them që personalisht nuk kam qenë as sponsor, as në gjyq, dhe nuk kam pasur asnjë përzierje me atë që ka ndodhur në Kumanovë, por kam dhimbje të madhe për ata njerëz se si janë vrarë. Është e kuptueshme, nuk do t’i ikim asnjëherë as dhimbjes kur ndodh e as ndjenjës për tema shqiptare”, është shprehur Haradinaj.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *