Home / Lajme / Maqedoni / Janeva u betua para Këshillit të Prokurorëve

Janeva u betua para Këshillit të Prokurorëve

16 shtator-Janeva nuk deshi tu përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve për prapaskenat e zgjedhjes së saj, por vetëm falënderoi partitë politike dhe faktorin ndërkombëtar për mbështetjen. Në deklaratën e parë për media pas marrjes së detyrës, Janeva theksoi se puna e mirëfilltë do të fillojë pas 1 muaji, pasi ta ketë kompletuar ekipin e saj.

rokurorja Speciale Katica Janeva u betua solemnisht para Këshillit të Prokurorëve, duke filluar zyrtarisht mandatin e saj 4 vjeçar.

Janeva nuk deshi tu përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve për prapaskenat e zgjedhjes së saj, por vetëm falënderoi partitë politike dhe faktorin ndërkombëtar për mbështetjen. Në deklaratën e parë për media pas marrjes së detyrës, Janeva theksoi se puna e mirëfilltë do të fillojë pas 1 muaji, pasi ta ketë kompletuar ekipin e saj.

“I falënderoj të gjithë faktorët politik dhe faktorin ndërkombëtar të cilët qëndruan pas zgjidhjes sime për Prokurore Publike Speciale. Falënderoj Këshillin i cili më votoi për Prokurore Publike Speciale. Sot qëndroj para jush e vetme, por për 1 muaj do të më shihni me ekipin tim pas meje, duke marrë në dorë rastet që janë në kompetencë të Prokurorisë Publike Speciale dhe do të fillojmë me punë”, deklalroi Katica Janeva, Prokurore Speciale.

Pas marrjes së detyrës, jo zyrtarisht, Janeva ka zhvilluar edhe një takim me Ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari. Siç merret vesh, kryesisht është biseduar për aspektet teknike të punës së Prokurorisë Speciale. Ligji parashikon që 3 ditë pas hyrjes në fuqi, Ministria e Drejtësisë të sigurojë hapësira për Prokuroren Speciale, jashtë hapësirave të prokurorisë shtetërore. Katica Janeva do të ketë mandat 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Edhe pse sipas ligjit, prokurorja speciale ka kompetenca mbi kryeprokurorin shtetëror për çështjet që kanë të bëjnë me përgjimin ilegal, paga e saj do të jetë për 10% më e ulët se paga e kryeprokurorit shtetëror Marko Zvërlevski. Prokurorët që do t’i zgjedh ajo do të marrin pagën e njëjtë sikurse prokurorët për krim të organizuar dhe korrupsion. Sidoqoftë, ata do të kenë të drejtë vetëm ta përfaqësojnë Prokuroren Speciale në gjykatë, por jo edhe të japin urdhra dhe të ngrenë padi penale. Prokuroria Speciale është e obliguar që të ngrejë padi penale ose të mbyll procedurën e hetimit për një rast caktuar, më së voni 18 muaj pas nisjes së hetimeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *