Home / Lajme / Maqedoni / Ka mbaruar marrja në pyetje e të dyshuarve të rastit të Kumanovës, disa kanë refuzuar seancën

Ka mbaruar marrja në pyetje e të dyshuarve të rastit të Kumanovës, disa kanë refuzuar seancën

27 shtator-“Hetimi në këtë çështje është në vazhdim. Ka përfunduar marrja në pyetje e të të dyshuarve. Aktualisht prokurori kompetent mbledhë prova të tjera, për të sqaruar ngjarjen, pas së cilës do të pasojë vendimi në trajtimin e mëtejshëm”, thonë për ’24 Vesti’ nga Prokuroria publike

Ka përfunduar marrja në pyetje e të të dyshuarve të arrestuar në operacionin në Kumanovë më 9 maj , kanë njoftuar nga prokuroria publike.

Pasi që të mblidhen të gjitha provat, nga prokuroria do të vendoset se kur do të ngriten akuzat adekuate.

“Hetimi në këtë çështje është në vazhdim. Ka përfunduar marrja në pyetje e të të dyshuarve. Aktualisht prokurori kompetent mbledhë prova të tjera, për të sqaruar ngjarjen, pas së cilës do të pasojë vendimi në trajtimin e mëtejshëm”, thonë për ’24 Vesti’ nga Prokuroria publike.

Megjithatë, disa të dyshuar nuk kanë dhënë prova, pasi ndaj nuk ishin treguar provat kundër tyre me të cilat i disponon prokuroria. Deklaratën e ka dhënë një polic i cili ka jetuar në Lagjen e Trimave dhe u arrestua në ditën e aksionit, por edhe atij nuk i ishin dorëzuar prova.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *