Home / Lajme / Maqedoni / Kapet një diler heroine në Gostivar

Kapet një diler heroine në Gostivar

13 shtator-Në koordinim me prokurorin publik. F.A është arrestuar dhe është mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit. Gjatë ditës me denoncim përkatës ai do të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në gjykatën Themelore të Gostivarit

Në aksionin e policisë të Gostivarit dje është zbuluar një diler i heroinës, i cili mallin e ka vendosur në paketime të gatshme për përdorim.
Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Marjan Josifoski, nëpunësit policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, dje kan bërë kontroll në shtëpinë e gostivarasit 30-vjeçar, të locur në rrugën “Skela Vardar” (Kej Vardar).
Në shtëpi është gjetur edhe F.A, tek i cili është gjetur një kapak i zi për mbajtjen e syzeve, të cilin e mbante në pantallona. Në të ka pasur një qese me 43 paketime të vogla, për të cilën paraprakisht është konfirmuar se është heroinë.
Në koordinim me prokurorin publik. F.A është arrestuar dhe është mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit. Gjatë ditës me denoncim përkatës ai do të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në gjykatën Themelore të Gostivarit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *