Home / Lajme / Maqedoni / Katër të lënduar në Bogovinë

Katër të lënduar në Bogovinë

10 shtator-Nga dalja dhe përplasja me shtyllën, lëndime të lehta kanë fituar katër bashkudhëtarët , dy meshkuj dhe dy femra: N.S (54), S.B (28) dhe A.B (22) dhe A.B (48).

Dje pasdite rreth orës 16.00 në Bogovinë, në afërsi të tregut të kafshëve, makina “Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 53-vjeçari A.B nga Tetova , ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrikë prej betoni, njofton SPB-Tetovë.

Nga dalja dhe përplasja me shtyllën, lëndime të lehta kanë fituar katër bashkudhëtarët , dy meshkuj dhe dy femra: N.S (54), S.B (28) dhe A.B (22) dhe A.B (48).

Të katër të lënduarit me një tjetër automjet janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës pas ndihmës, janë lëshuar për mjekim në shtëpi. Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes për të përcaktuar të gjitha detajet dhe arsyet lidhur me aksidentin. Fillimisht arsyeja është nga shpejtësia e papërshtatshme , ndërsa dëmi i përgjithshëm material është vlerësuar në 40 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *