Home / Lajme / Maqedoni / Katica Janeva prokuror i ri special!

Katica Janeva prokuror i ri special!

15 shtator-Sipas burimeve tona nga bisedimet, do të miratohet ligj tërësisht i ri, ‘lex specialis’, me të cilin parashikohet prokurori e veçantë speciale, ku vetë prokurori special do të caktojë numrin e prokurorëve. Ai do të ketë autonomi të plotë dhe buxhet të veçantë

Katica Janeva, prokurore aktuale nga Gjevgjelia, do të jetë Prokurori i ri Special në Maqedoni. Kështu janë marrë vesh palët në bisedime.

Rreth orës 5 të mëngjesit është arritur marrëveshje përfundimtare mes palëve për propozim ligjin për prokurori publike, me të cilin rregullohet puna dhe funksionimi i prokurorit special.

Sipas burimeve tona nga bisedimet, do të miratohet ligj tërësisht i ri, ‘lex specialis’, me të cilin parashikohet prokurori e veçantë speciale, ku vetë prokurori special do të caktojë numrin e prokurorëve. Ai do të ketë autonomi të plotë dhe buxhet të veçantë.

Ligji do të votohet sot në Kuvend. Emri i Katica Janevës gjithashtu do të konfirmohet në Kuvend, ndërsa më pas do të emërohet nga Këshilli i Prokurorëve.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *