Home / Lajme / Maqedoni / Kodi zgjedhor, deri më 6 tetor

Kodi zgjedhor, deri më 6 tetor

18 shtator-Menduh Thaçi theksoi se PDSH-ja do të këmbëngul që në zgjedhjet e prillit të gjejë zbatim votimi me shenja gishtash. Ky propozim, sipas tij, ka gjetur përkrahje edhe nga komisari Han.

Deri më 6 tetor të mbyllen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, si modeli dhe lista zgjedhore, votimi i diasporës dhe përbërja dhe kompetencat e KSHZ-së. Kjo është porosia e euro-komisarit Johanes Han, për liderët e partive politike në vend, e bërë publike nga kreu i PDSH-së Menduh Thaçi. Pas takimit me Hanin, lideri i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se përveç Kodit Zgjedhor është diskutuar edhe çështja e Komisionit Anketues, për çka nuk ka pajtim mes dy partive më të mëdha parlamentare.

“Është segment i rëndësishëm për atë që e quajtëm ‘të mos përsëritet asnjëherë’, por edhe t’i afrojë të gjitha detajet tek qytetarët për gjithë këtë që ndodhi. Shpresoj se edhe vizita e komisarit Han do të ketë ndikim për implementimin dhe realizimin e Komisionit Anketues, ashtu siç duhet të jetë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Për Ali Ahmetin, me rëndësi është që sa më parë të mbyllen çështjet e mbetura të Marrëveshjes së Përzhinos. Takimin me Hanin, kreu i BDI-së e ka shfrytëzuar edhe për diskutimin rreth marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Menduh Thaçi theksoi se PDSH-ja do të këmbëngul që në zgjedhjet e prillit të gjejë zbatim votimi me shenja gishtash. Ky propozim, sipas tij, ka gjetur përkrahje edhe nga komisari Han.
Han ka takuar për drekë pune edhe kryeministrin Gruevski, por koha dhe vendi u mbajtën të fshehta për mediat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *