Home / Lajme / Maqedoni / Koncert humanitar me rastin e ‘Kurban Bajramit’

Koncert humanitar me rastin e ‘Kurban Bajramit’

23 shtator-Hyrja është 100 denarë, dhe të gjithë të interesuarit të cilët me prezencën e tyre dëshirojnë të tregojnë humanitetin në vepër, biletat mund t’i blejnë në sportelin e Pallatit të Kulturës (hyrja pas pallatit), çdo ditë duke filluar nga sot (23.09.2015) deri në ditën e koncertit, nga ora 10:00-20:00.

ë shtunën më 26.09.2015 në ora 19:30 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, Komuna e Tetovës organizon koncert humanitar me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Koncerti me këngë fetare dhe kombëtare, do të jetë në përcjellje të orkestrës së fakultetit të arteve “Ibrahim Madhi” – Tiranë dhe interpretim të solistëve të SHKA Xhelain Zeqiri – Tetovë.

Të ardhurat e grumbulluara nga ky eveniment kulturor do të dedikohen për familjet e prekura nga vërshimet e 3 Gushtit në komunën e Tetovës.

Hyrja është 100 denarë, dhe të gjithë të interesuarit të cilët me prezencën e tyre dëshirojnë të tregojnë humanitetin në vepër, biletat mund t’i blejnë në sportelin e Pallatit të Kulturës (hyrja pas pallatit), çdo ditë duke filluar nga sot (23.09.2015) deri në ditën e koncertit, nga ora 10:00-20:00.

Për më shumë informata rreth blerjes së biletave mund të kontaktoni numrin e telefonit 070 867 223!

Me tingullin e këngëve të bukura islame dhe kombëtare, të ndihmojmë bashkëqytetarët tanë në nevojë!

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *