Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen dru në Zhelinë dhe Llakavicë

Konfiskohen dru në Zhelinë dhe Llakavicë

18 shtator- “Drunjtë e zbuluar, të cilët kanë qenë pa vulë adekuate dhe dokumente së bashku me traktorin janë fotodokumentuar, konfiskuar dhe më pas dorëzuar në Policinë Pyjore për procedurë të mëtejshme, ku pas përfundimit të hetimeve M.A do të përballet me padi adekuate”, informon Policia e Tetovës

Mbrëmë rreth orës 19 e 30 minuta, pjesëtarë të Policisë së Tetovës, në bashkëveprim me policinë pyjore, në oborrin e një shtëpie në Leshncië të Poshtme, pronë e M.A 45 vjeçarë, kanë gjetur 30 metër kub dru dhe një traktor të ngarkuar poashtu me dru për djegie, pronë e një të afërmi nga fshati Zhelinë, M.D 54 vjeçarë. “Drunjtë e zbuluar, të cilët kanë qenë pa vulë adekuate dhe dokumente së bashku me traktorin janë fotodokumentuar, konfiskuar dhe më pas dorëzuar në Policinë Pyjore për procedurë të mëtejshme, ku pas përfundimit të hetimeve M.A do të përballet me padi adekuate”, informon Policia e Tetovës. Në atarrin e fshatit Llakavicë, rajoni I Gostivarit, në vendin e quajtur “Stacioni i Kunovës” në rrugë pyjore, mbrëmë vonë, është gjetur automjeti “Zastava”, me targa të Gostivarit, me çelësa në derë, e ngarkuar me rreth tre metër kub dru për djegie pa vulë të cilët me siguri janë vjedhur. Vetura është marrë dhe dorëzuar në Policinë Pyjore, ndërsa meren masa për zbardhjen e identitetit të pronarit të automjetit”, njofton Policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *