Home / Lajme / Maqedoni / Kontroll aksioni nga SPB Tetovë në 54 automjete të ndryshme

Kontroll aksioni nga SPB Tetovë në 54 automjete të ndryshme

2 shtator-Ai theksoi se krahas zbatimit të aktiviteteve të këtilla dhe të ngjashme, prej dje në masë të madhe është shtuar prania policore përreth shkollave në Tetovë dhe rajonin e Tetovës.

Me kontrollin e aksionit që Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë e zbatoi dje në prag të vitit të ri shkollor, janë përfshirë 54 automjete të ndryshme të transportit publik të udhëtarëve si furgonë. autobusë dhe automjete të tjera, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

“Nga automjetet e kontrolluara, 53 u dërguan për kontroll të jashtëzkonshëm teknik, me ç’rast tek shtatë prej tyre është konstatuar parregullsi, më së shumti të frenave, përderisa 5 shoferë nuk janë paraqitur në kontroll dhe i pret kallëzim dhe gjobë prej 400 eurove në kundërvlerë të denarit aq sa është gjoba dhe për automjetet e parregullta. Në një nga automjetet e kontrolluara është zbuluar mbingarkesë (gjobë prej 45 eurove), njëri ka pasur folje të patestuara, dy persona kanë vozitur pa patent shofer, ndërsa një motoçikletë ka qenë mjet i kundërvajtjes oganore. mangësitë e konstatuara janë sanksionuar me 27 urdhëresa pagesore he 1 ftesë për pagesë të gjobës. Tetë automjete dhe dy shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni. Krahas kësaj janë shqiptuar edhe 6 gjoba për personin juridik dhe gjithashtu për atë përgjegjës”, deklaroi Josifovski.

Ai theksoi se krahas zbatimit të aktiviteteve të këtilla dhe të ngjashme, prej dje në masë të madhe është shtuar prania policore përreth shkollave në Tetovë dhe rajonin e Tetovës.

Josifovski paralajmëroi se këtë dhe muajin tjetër do të pasojnë edhe aktivitete të shumta preventive në shkolla, me të cilat fillimisht do të përfshihen filloristët më të rinj – nxënësit e klasave të para ku ata për së afërmi do të njihen me shenjat e komunikacionit dhe praktikisht do t’u tregohet si dhe ku të lëvizin, si t’i kalojnë rrugët dhe të sillen në udhëkryqe, për sigurinë e tyre makimale në komunikacion kur shkojnë apo kthehen nga shkolla.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *