Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë – 28 Shtator 2015 – (VIDEO)

Kronika e Zezë – 28 Shtator 2015 – (VIDEO)

Tetovë, 28 Shtator – Gjatë këtij vikendi në rajonin e Tetovë ka ndodhur një vjedhje në fshatin Gurgunicë dhe dy aksidente trafiku ku morën lëndime 3 persona të ritur dhe 1 person i mitur.

Dje rreth orës 16, në rrugën rajonale Leshkë-Shemshovë në fshatin Zhillcë të Tetovës, makina “Volkswagen Vento” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 19-vjeçari R.B nga Tetova, ka humbur kontrollin, dhe ka dal nga rruga duke u përplasur me një portë dhe gardhin e një shtëpie të një banori të këtij fshati, njofton SPB-Tetovë.

Nga dalja dhe goditja, dëmtime të lehta ka marr shoferi dhe dy udhëtarët S.S (19) dhe B.J (20), të dy nga f.Zhilcë. Të lënduarit më një tjetër automjet janë transferuar dhe po mbahen për trajtim të mëtejmë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes për të ndriçuar dhe për të përcaktuar shkaqet dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin. Fillimisht arsyeja është nga shpejtësia e madhe, dmth tejkalim shpejtësie, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 100 mijë denarë, transmeton Televizioni Koha.

******************

– Të shtunën në ora 13, në rrugën “167” në Tetovë, ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë një automjet rrugor “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.B 32-vjeçar nga Bogovina dhe këmbësorja 13-vjeçare nga Tetova.

Na aksident, e mitura ka fituar lëndime të lehta dhe më një automjet tjetër është dërguar në spitalin e Tetovës, ku mbetet për vëzhgim të mëtutjeshëm.

Pas inspektimit do të përcaktohen shkaqet e aksidentit dhe të gjitha detaje e tjera, raporton Televizioni Koha.

*******************

– Të premten në mbrëmje, rreth orës 23, në stacionin policor në Zherovjan është paraqitur një vjedhje në shtëpinë e B.A.(66) nga fshati Gurgurnicë.

Një orë më herët përderisa B.A. së bashku me gruan e tij A.A.(61) kanë qenë në dhomën ditore, përmes derës së pambyllur janë futur dy persona të maskuar me dorëza të zeza në duar. Njëri person ka qëndruar në derë e tjetri është futur në dhomë duke iu afruar B.A. dhe kërcënuar se do ta mbys nëse nuk i tregon se ku i kanë paratë.
B.A. e ka nxjerr portofolin dhe ia ka dhënë hajnit. Hajnat i kanë marr 400 euro nga portofoli, 50 euro ia kanë lënë, dy telefona celular dhe një telefon të shtëpisë dhe kanë ikur. Duke ikur telefonin e shtëpisë e kanë hedhur afër shtëpisë. B.A. e ka marr telefonin e shtëpisë dhe iu është paraqitur policisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *