Home / Lajme / Rajon / Kryeministri Mustafa nuk paraqitet në Kuvend. Kadaj-Bujupi: Isa Mustafa po fshihet skutave

Kryeministri Mustafa nuk paraqitet në Kuvend. Kadaj-Bujupi: Isa Mustafa po fshihet skutave

17 shtator-Nëse me keni quajtur komandant për këtë zonë unë jam në gjendje me dhanë përgjegjësi edhe para ligjit”, ka thënë Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Shtyhet seanca e Kuvendit për marrëveshjet me Serbinë

(E plotesuar) – Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë raportimin për marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Mustafa e ka arsyetuar këtë kërkesë me faktin se në seancë nuk janë të pranishëm disa nga ministrat e përfshirë në kuadër të dialogut.

Shtyrja e debatit është mbështetur nga dy partitë e koalicionit, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurse partitë politike në opozitë e kanë cilësuar këtë veprim më tepër si fshehje nga marrëveshjet të cilat, tri partitë opozitare i shohin, në dëm të interesave të Kosovës.

Debati për marrëveshjet e Brukselit është kërkuar që të zhvillohet më datën 22 shtator.
Kadaj-Bujupi: Isa Mustafa po fshihet skutave

Donika Kadaj-Bujupi, shefe e Grupit Parlamentar të AAK-së, duke u bazuar në një document që e kishte sjellë me vete në Kuvend,ku thuhet se “Serbia konsideron se në pajtim me ligjin vendor dhe ndërkombëtarë, prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë sipas rregullimit specific provincial në pajtushmëri të plotë me rezolutën e Serbisë”, ka kërkuar nga Isa Mustafa të konfirmojë se a e ka vënë nënshkrimin e tij në një dokument të tillë.

Ajo ka thënë se pavarësisht që është duke u fshehur skutave, Mustafa duhet të vijë në Kuvend që të përgjigjet në këtë pyetje.

“E kam një dokument të nënshkruar nga Isa Mustafa ku shkruar: Serbia konsideron se në pajtim me ligjin vendor dhe ndërkombëtarë, prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë sipas rregullimit specific provincial në pajtushmëri të plotë me rezolutën e Serbisë. Ky document ka inicialet e Isa Mustafës, pavarësisht që ka ikë e po fshehet skutave, le të konfirmojë se a e ka vënë nënshkrimin e tij në këtë marrëveshje? A ka vu Isa Mustafa nënshkrim në marrëveshje?”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

LDK kërkon që të shtyhet raportimi i Mustafës në Kuvend

​Ismet Beqiri në emër të grupit të LDK-së ka propozuar që seanca ku do të raporton kryeministri Isa Mustafa për marrëveshjet e Brukselit të shtyhet për datë 22 shtator në ora 11:00.

Ai lexoi arsyetimin për këtë shtyrje të këtij raportimi, duke thënë se edhe disa ministra që kanë qenë pjesë e procesit në Bruksel nuk janë në seancën e sotme.
Kjo kërkesë e kryeministrit është përkrahur nga Partia Demokratike e Kosovës por po kundërshtohet nga opozita.

Lekaj: Isa Mustafa ndoshta po mendon të japë dorëheqje

Deputeti nga AAK, Pal Lekaj në pjesën e pyetjeve parlamentare kishte një pyetje për kryeministrin e vendit, Isa Mustafa por ky i fundit nuk është prezent për ti kthyer atij përgjigje.

“Ndoshta është duke menduar të jap dorëheqjen, ndoshta është duke menduar për marrëveshjet me Serbinë ose ndoshta e ka ngrit sot flamurin e bardhë”, ka vlerësuar Lekaj.

Kryeministri kërkon që për marrëveshjet e Brukselit të diskutohet në një ditë tjetër

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që pika ku duhet të diskutohet për marrëveshjet e Brukselit të shtyhet për 22 shtator.

Arsye e kryeministrit që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet është mungesa e disa nga ministrave të cilët sipas shefit të Qeverisë kanë qenë të përfshirë në procesin e dialogut.

Prezenca e ministrave që kanë qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve sipas kryeministrit Mustafa është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë mund të shihni kërkesën e kryeministrit drejtuar kryetarit të Kuvendit.

Haradinaj: Në Dukagjin kanë mbetur shumë njerëz jashtë listave të veteranëve
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në seancën e parë pas pushimit ka folur për mos pranimin e një pjese të ish luftëtarëve në listat e veteranëve.

Ai ka thënë se ka qenë komandant i zonës dhe merr edhe përgjegjësi para ligjit, duke shtuar se këta njerëz kanë qenë gjatë në luftë dhe nuk është normale që të mos jenë veteranë.

“Në Dukagjin eksitojnë shtabe lokale të katundeve UCK që kanë filluar të operojnë në mars 98. Nuk e di pse nuk po përfshihen ose nuk po pranohen si veteran. Me than se ligji është i tillë se i pranon vetëm 90 ditë e fundit, besoni se këta njerëz kanë qenë në luftë gjatë. Ata kanë qëndruar në Kosovë gjatë tërë kohës, është e padrejtë të mbeten jashtë. Unë kam bërë një deklarim publik që i marr përgjegjësit se këta janë veteran. Nëse me keni quajtur komandant për këtë zonë unë jam në gjendje me dhanë përgjegjësi edhe para ligjit”, ka thënë Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Zemaj: Peja, Deçani, Juniku, Gjakova nuk po mund të bëjnë biznes nga fajdexhinjtë
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës foli për problemin e fajdes në Kosovë, që sipas tij po i dëmton bizneset dhe nuk po i lë të lira të veprojnë.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t`i godasë në nivel vendi të gjithë fajdexhinjtë, e jo vetëm në disa zona, kur atje ndodh diçka.

“Fenomeni i fajdeve është problem i cili akoma nuk ka marrë goditje as nga Policia e më së paku nga Gjykata dhe Prokuroria. Zhvatja për qytetarët e varfër dhe zhvillim të krimit të organizuar në vend. Ka pasur ikje të qytetarëve pikërisht nga ikja i këtij fenomeni. E ftoj Policinë e Kosovës, Ministrin e Punëve të Brendshme që në operacion në nivel vendi të godasë në mënyrë ligjore ata që po i zhvatin njerëzit e bizneset. Po shpresoj që kjo çështje do të ngritët në nivel më serioz. Në Deçan, Pejë, Junik e Gjakovë, bizneset nuk mund të kenë biznes të lirë nga fajdexhinjtë”, tha Zemaj.

Shqetësohet Ganja për mungesën e ministrave në Kuvend: Ishalla janë mirë

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu në kohën kur duhej t`u shtroheshin pyetje ministrave, u shpreh e shqetësuar për mungesën e tyre.

Ajo ka thënë se shpreson të jenë mirë pasi nuk po marrin pjesë në Kuvend. Gjithashtu, ka thënë se nuk do t`i shtrojë pyetjet e saj deri sa ata të jenë prezent që të përgjigjen.

“Ishalla janë mirë krejt pasi nuk janë present. Nuk po i bëj pyetjet tash”, ishin disa nga fjalët e Musliut.

Izmaku: Procedura për birësim të fëmijës në Kosovë zgjasin me vite

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka folur në Kuvend për birësimin e fëmijëve në Kosovë, e që sipas saj këto procedura zgjasin shumë.

Ajo ka thënë se kjo çështje duhet zgjidhur për shkak se nga procedurat e stërgjatura, fëmijëve u kalohet mosha dhe ata më nuk mund të adaptohen me familjen.

“Disa familje të investiguara tregojnë që procedurat zgjasin me shumë muaj deri në vjet. Një familje që jeton jashtë dëshiron të mbajë një fëmijë, mund ta marrë vetëm nëse ai nuk është mirë me shëndet dhe ka nevojë të dalë jashtë vendit. Këtyre fëmijëve duke u munduar të jemi “shumë të kujdesshëm” me procedura të stërzgjatura u humbim rastin që ata të kenë një familje. Ai fëmijë nga këto procedura e kalon kohën që të mund të adaptohet në familje”, tha Izmaku.

Zafiri i shqetësuar për dukurinë e fajdeve
Deputeti Zafir Berisha në seancën e Kuvendit, sot ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në Prizren, ku një person është vrarë për shkak të fajdeve.

Berisha, deputet i Nismës ka ftuar krerët e institucioneve të sigurisë që të ndërmarrin masa ndaj kësaj dukurie, e cila sipas tij, në Prizren është e pranishme tash e 15 vjet.

Po ashtu Berisha ka paraqitur brengën e tij lidhur me orët digjitale që sipas tij po vjedhin qytetarët e Kosovës.

Konjufca: Kryepolici Isa Mustafa ka arrestuar 50 aktivistë të VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruarës se prej kur Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e tradhtisë për “Zajednicën”, kryepolici Isa Mustafa ka arrestuar 50 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai foli me data si u arrestuan aktivistët e Vetëvendosjes në qytete të ndryshme të Kosovës, të cilët kryesisht u arrestuan për shkak se shpërndanin fletushka.

“Ajo që ka nënshkruar Qeveria është bosnjizimi i Kosovës dhe tash po fshehët mbrapa policisë”, ka thënë Konjufca.

Kryeministri Mustafa sot raporton në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor ku pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve të deputetëve në adresë të qeverisë si pikë kryesore e rendit te ditës për seancën plenare do të jetë raportimi i kryeministrit, Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e 25 shtatorit në Bruksel.

Më pas, do të zhvillohet interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për letërnjoftimin dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës. Më pas pritet të emërohen anëtarët e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe një anëtar i Komisionit për Kërkesa Pronësore, ndërsa në fund parashihet formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *