Home / Lajme / Maqedoni / Labi sjell 13 mijë euro në Tetovë (VIDEO)

Labi sjell 13 mijë euro në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 15 Shtator – “Shqiptarët gjithmonë duhet që të jenë njerëz unik dhe të bashkuar edhe në të mirë edhe në fatkeqësi. Ju na ndihmuat dje, ne ju ndihmojmë sot e kështu do të jetë besoj edhe në të ardhmen”, tha Labi.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka takuar këngëtarin e mirënjohur të estradës shqiptare, Labinot Tahirin.

Ky takim mes Arifit dhe këngëtarëve si dhe artistëve shqiptarë është një tregues i qartë i interesimit të personaliteteve të ndryshme për atë që ndoddhi kohë më parë në Tetovë dhe rrethinë, transmeton Televizioni Koha.

Teuta Arifi tha mes tjerash se të gjithë shqiptarët në fatkeqësinë e vërshimeve ishin vënë në dispozicion për të ndihmuar zonat e përmbytura. Takimet e kësaj natyre, tha Teuta Arifi kanë krijuar një klimë të favorshme dhe shprehin një frymë të shendoshë humanitetit në interes të situatave të tilla.

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri kohëve të fundit njihet si një ndër personazhët më të zëshëm, I cili gradualisht është duke ndihmuar familjet në nevojë, por dhe në raste emergjence.

“Shqiptarët gjithmonë duhet që të jenë njerëz unik dhe të bashkuar edhe në të mirë edhe në fatkeqësi. Ju na ndihmuat dje, ne ju ndihmojmë sot e kështu do të jetë besoj edhe në të ardhmen”, tha Labi, transmeton Televizioni Koha.

Ai sot në Tetovë për familjet që përsuan nga vëshrshimet solli 13 mijë euro. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *