Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja Uniteti: Nuk është e ndershme, na vodhën emrin

Lëvizja Uniteti: Nuk është e ndershme, na vodhën emrin

Tetovë, 23 Shtator – Lëvizja Uniteti vlerëson që nuk është as e ndershme dhe as e moralshme që të kopjohen emërtimet e subjekteve ekzistuese nga subjekte tjera në formim e sipër.

Lëvizja “Uniteti” një lëvizje e re politike dhe qytetare e formuar nga disa shoqata joqeveritare në reagimin e saj ka kritikuar siç thotë vjedhjen e emrit të lëvizjes së tyre nga ana e një nisme të re për formimin e një partie politike me të njejtin emër.

“Lëvizja Uniteti vlerëson që nuk është as e ndershme dhe as e moralshme që të kopjohen emërtimet e subjekteve ekzistuese nga subjekte tjera në formim e sipër. Kjo për më tepër nëse rasti ka të bëjë me organizma me veprimtari të përafërt ose të njëjtë. Për këto arsye, Lëvizja civile politike Uniteti, themeluar nga mbi 20 shoqata, grupime civile dhe intelektualë tjerë të pavarur, kërkon nga grupi në fjalë që mundësisht, mos përdorë emërtimin që tashmë ekziston dhe është i një Lëvizje të caktuar”, reagon Lëvizja Uniteti.

Këtë kërkesë dhe lutje publike, Lëvizja Uniteti e lëshon në emër të transparencës dhe korektesës në raport me grupin në fjalë si dhe me opinionin e gjerë në përgjithësi.

Partia e re Uniteti që ka nisur procedurën e regjistrimit do të përbëhet nga anëtarë të pakënaqur të BDI-së, përfshirë funksionarë të lartë shtetëror si deputet, zyrtarë qeverie, kryetar komunash, të cilët gradualisht do të proklamojnë kalimin e tyre në partinë e re Uniteti.

Gjithashtu lexo

Rikthimi i madh i PDSH dhe Menduh Thaçit – (FOTO)

Paralajmërimi për hyrjen Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit në Qeveri të Maqedonisë ka shkaktuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *