Home / Lajme / Maqedoni / Libër skandaloz: Quanë ‘shqiptarët vrasës të maqedonasve’ (VIDEO)

Libër skandaloz: Quanë ‘shqiptarët vrasës të maqedonasve’ (VIDEO)

28 Shtator – “Shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit janë vrasësit e maqedonasve”. Kështu pretendon historiani Branisllav Svetozareviq në librin e tij të sapo botuar, me titullin “Maqedonasit në Tetovë nga alla-turka në alla-franga”.

“Shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit janë vrasësit e maqedonasve”. Kështu pretendon historiani Branisllav Svetozareviq në librin e tij të sapo botuar, me titullin “Maqedonasit në Tetovë nga alla-turka në alla-franga”. Svetozareviq i cili është edhe drejtori i Muzeut të Luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, i njohur si Muzeu i VMRO-së, në këtë libër i quan shqiptarët jo vetëm vrasës të maqedonasve, por edhe ardhacakë që kanë dëbuar dhe terrorizuar maqedonasit nga vendbanimet e tyre.

Për historianët shqiptarë, ky libër po përpiqet të falsifikojë plotësisht historinë dhe nuk ka peshë historike. Sipas historianit Vebi Xhemaili, ky libër është i paguar nga politika ditore për të dëmtuar bashkëjetesën në vend.

“Unë çuditem se si mund të dalë ky libër, çuditëm se çfarë recensentësh ka pasur ky libër dhe si mund të dalin aq të pavërteta të shkruara në këtë libër, për arsye se ai nuk mbështetet në fakte por në deklaratat e disa personave. Sipas dokumenteve dhe fakteve historike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas luftës, shqiptarët me të vërtetë i kanë mbrojtur maqedonasit në të gjitha fushat veçanërisht kur shqiptarët kanë pasur shtetin e tyre në Tetovë dhe Gostivar. Prandaj është për t’u habitur fakti prej nga ky shkencëtar i ri, gjithë atë mllef të madh kundër shqiptarëve dhe me disa falsifikime të hatashme të cilat fare nuk kanë peshë historike por vetëm mund ta quajmë një pamflet politik ose një libër i paguar nga politika ditore e cila shkon në dëm të bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe maqedonasve”, deklaroi Vebi Xhemaili, historian, transmeton Televizioni Koha.

Libri ka si recensentë profesorët Violeta Açkovka dhe Nikolla Xhexhov. Branisllav Svetozaroviq është drejtor i Muzeut të VMRO-së, i emëruar nga qeveria aktuale që prej vitit 2010. Që të mos mjaftonte posti dhe roli i tij, Svetozaroviq e promovon dhe shet librin e tij, pikërisht në këtë muze. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *