Home / Lajme / Maqedoni / Lirohet nga burgu dr. Adil Mustafa, reagon ashpër IGFM

Lirohet nga burgu dr. Adil Mustafa, reagon ashpër IGFM

22 shtator-Rasti i arrestimit të dr.Adil Mustafës është alarmuar menjëherë në selinë e OKB-së në Gjenevë, pranë IGFM-së në Gjermani dhe diasporën shqiptare në SHBA, e cila është lutur që me urgjencë të informoj administratën shtetëtore amerikane

Dr. Adil Mustafa, pronar i spitali “Shëndeti” është liruar nga burgu, që kur dje u arrestua me urdhërarrest të Gjykatës Thmelore të Tetovës, për shkak të një dënimi me para me një vlerë prej 1.700 euro.

Adili për nesër ka paralajmëruar një konferencë me gazetarët për të sqaruar arrestimin e tij.

Lidhur me arrestimin dhe dënimin e tij ka reaguar edhe Forumi për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IGFM).

Ky forum dënon ashpër arrestimin e mbrëmshëm në vendkalimin kufitar Qafë Thanë të pronarit të spitalit të pavarur “Shëndeti” nga Tetova, Dr. Adil Mustafa.

“Ky veprim i këtij regjimi përkujton regjimet më totalitare të stilit putinist dhe enverist, ku arrestohen dhe torturohen njerëzit e pafajshëm, investitorët dhe të gjithë ata që i’a duan të mirën këtij vendi dhe këtij populli. Arrestimi i dr.Adil Mustafës disa orë pas konferencës me gazetarë ku denoncoi krimin e organizuar, skenaret me plotë obstruksione dhe korrupsionin qeveritar që çoi në mbylljen e spitalit “Shëndeti”, një investim me vlerë prej mbi 10 milionë euro dhe që ishte ftuar për të investuar pikërisht nga partia në pushtet BDI”, thuhet në reagimin e IGFM-së.

Ne akuzojmë ashpër pushtetarët shqiptar që janë bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e këtij projekti kapital dhe pronës së humanistit, mjekut dhe profesorit të dalluar të mjekësisë, dr.Adil Mustafa.

Në këtë krim bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejt është përmendur edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, i cili e kishte paralajmëruar dr.Adilin që të heshtë dhe të mos bëjë zhurmë se përndryshe do të përfundojë në burg dhe ku e di se ku.

Ky mesazh siç po shihet po realizohet në praktikë dhe përgjegjësia për këtë i takon pikërisht edhe këtij funksionari, që të dal të sqarojë se përse nuk ndihmoi që “Shëndeti” të marrë kontratën me Fondin, Kush janë ata që i paska pengu apo i paska hy në biznes dr.Adil Mustafa me spitalin e tij dhe cilët interesa apo biznese i mbron ky njeri dhe partia e tij në pushtet që erdhi me gjakun e dëshmorëve.

Rasti i arrestimit të dr.Adil Mustafës është alarmuar menjëherë në selinë e OKB-së në Gjenevë, pranë IGFM-së në Gjermani dhe diasporën shqiptare në SHBA, e cila është lutur që me urgjencë të informoj administratën shtetëtore amerikane.

Ky akt i arrestimit përbën shkelje të thellë të të drejtave të njeriut dhe goditje të investitorëve dhe njerëzve që po zbardhin krimin dhe korrupsionin në këtë shtet. Apelojmë që sa më shpejtë të lirohet dr.Adil Mustafa dhe të ndriçohet e vërteta se kush ishin urdhër dhënësit për këtë veprim antiligjor, për të cilin do të përdohet alibi arsyetues për të fshehur të vërtetën dhe trashjen e krimit”, thekson IGFM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *