Home / Lajme / Maqedoni / Lokacion i ri i Qendrës së re Energo të Konsumatorëve në Tetovë

Lokacion i ri i Qendrës së re Energo të Konsumatorëve në Tetovë

22 shtator-Gjatë dy viteve të fundit, EVN Maqedoni investoi më shumë se 5.5 milion euro në rrjetin distribues në rajonin e Tetovës. Janë rekonstruar apo ndërtuar më shumë se 80 trafostacione të tensionit të mesëm dhe të ulët, si dhe rrjet me gjatësi prej 80.000 m.
EVN Maqedoni do të vazhdojë të investojë në Tetovë, si dhe në komunitetet e tjera lokale.

EVN Maqedoni sot e hapi Qendrën e re energo për konsumatorët në Tetovë për konsumatorët e këtij rajoni. Objekti i ri gjindet në Bulevardin Ilirija pa numër, dhe është bërë në përputhshmëri me standardet e EVN-së, me synim të organizimit më të mirë për shërbim të një numri më të madh të konsumatorëve në të njëjtën kohë. Për të gjithë konsumatorët është mundësuar qasje më e lehtë deri tek QEK-u, me parking të përshtatshëm në këto hapësira.

„Gjatë viteve të fundit kemi zhvilluar një numër të madh të shërbimeve për t’iu ndihmuar konsumatorëve që në kohë t’i marrin faturat e energjisë elektrike, si dhe ti paguajnë në formë të shpejtë dhe efikase përmes institucioneve të sugjeruara bankare, por edhe në formë elektronike duke mos pritur në rresht nëpër banka, postë apo përmes punkteve për pagesë të EVN Maqedoni. Pos kësaj, ekzistojnë shërbime të caktuara për të cilat konsumatorët duhet t’iu drejtohen QEK-ut. Mu për këtë arsyje, plotësisht i kuptojmë konsumatorët dhe kërkesat e tyre të cilat duhet të jenë të plotësuara. Në këto hapësira konsumatorët duhet të ndjehen të mirëseardhur. Me lokacionin e ri të QEK-ut në Tetovë, kjo ishte dhe qëllimi ynë kryesor”- u shpreh kryetari i Bordit drejtues të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter.

Gjatë dy viteve të fundit, EVN Maqedoni investoi më shumë se 5.5 milion euro në rrjetin distribues në rajonin e Tetovës. Janë rekonstruar apo ndërtuar më shumë se 80 trafostacione të tensionit të mesëm dhe të ulët, si dhe rrjet me gjatësi prej 80.000 m.
EVN Maqedoni do të vazhdojë të investojë në Tetovë, si dhe në komunitetet e tjera lokale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *