Home / Lajme / Maqedoni / Mashtrimi i beqarëve maqedonas me femrat shqiptare

Mashtrimi i beqarëve maqedonas me femrat shqiptare

12 shtator-“Kemi rënë në kontakt me ndërmjetësues që ofrojnë femra shqiptare. Kemi shkuar në Shqipëri i kemi parë femrat dhe jemi vendosur për to. Pasi kemi paguar shumë prej 2000 eurove, na kanë sjellur femra tjera të moshuara dhe të shëmtuara. Kemi refuzuar, por paratë nuk na janë kthyer”, thonë beqarët maqedonas.

Beqarët maqedonas nga fshati malor German në kufi me Serbinë kanë humbur shpresat për ta gjetur shpirtin e tyre binjak. Fshati me më pak se 200 banor ka rreth 40 beqar të moshuar të cilët akoma nuk kanë arritur të martohen.

“Problemi është se këtu nuk ka femra, nuk ka nuse. Femrat nga rajonet tjera nuk duan të jetojnë këtu për faktin se pos një shitoreje të vogël nuk asnjë tjetër. Pastaj disa kërkojnë para dhe shtëpi të bukura. I kuptoj kërkesat e tyre,” thotë Tihi Stojanovski (32).

Të njëjtin mendim ndanë edhe Voja Stanisavlovski (40), i cili jeton duke prerë drunj dhe mbledhur këpurdha.

“Germani është vend i keq. Mundësitë janë shumë të vogla për tu martuar. Si të martohesh kur nuk ka vajza. Për këtë arsye për çdo ditë banorët po e braktisin këtë fshat, i cili rrezikon të shuhet”, thekson ai.

Ata gjithashtu tregojnë përvojat e hidhura të tyre me vajzat e reja nga Shqipëria.

“Kemi rënë në kontakt me ndërmjetësues që ofrojnë femra shqiptare. Kemi shkuar në Shqipëri i kemi parë femrat dhe jemi vendosur për to. Pasi kemi paguar shumë prej 2000 eurove, na kanë sjellur femra tjera të moshuara dhe të shëmtuara. Kemi refuzuar, por paratë nuk na janë kthyer”, thonë beqarët maqedonas.

Në këto rrethana ata thonë se kanë hequr dorë nga kjo mundësi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *