Home / Lajme / Maqedoni / Mbyllet bastorja në Novo Sellë

Mbyllet bastorja në Novo Sellë

Tetovë, 17 shtator – Në një objekt në Novo Sellë pronë e 44 vjeçarit Xh.M nga ky fshat ku është gjetur paisje e ndryshme e cila është shfrytëzuar për organizimin e lojrave të fatit pa liçencë të nevojshme. Nga objekti me vërtetim janë marrë 2 televizorë, 2 printerë, një lexues barkod, kompjutorë, monitor dhe testaturë.

Në kuadër të aktiviteteve për zbulimin, pengimin dhe sanksionimin ligjor për punën joligjore të bastoreve sportive në Pollog, pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë të mërkurën pas dite kanë realizuar një aksion në fshatin Novo Sellë.

“Me këtë rast në objektin në Novo Sellë pronë e 44 vjeçarit Xh.M nga ky fshat ku është gjetur paisje e ndryshme e cila është shfrytëzuar për organizimin e lojrave të fatit pa liçencë të nevojshme. Nga objekti me vërtetim janë marrë 2 televizorë, 2 printerë, një lexues barkod, kompjutorë, monitor dhe testaturë. Për shkak të organizimit të lojrave të fatit në kundërshtim me nenin 156 nga ligji I lojrave të fatit pronari i objektit do të përballet me padi adekuate”, njofton Marijan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Në objektin e dytë të kontrolluar në Novo Sellë, nuk është gjetur paisje dhe aparaturë për këtë qëllim. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *