Home / Lajme / Maqedoni / Mbyllet unaza e Shkupit deri më 28 shtator për shkak të xhirimit të një filmi

Mbyllet unaza e Shkupit deri më 28 shtator për shkak të xhirimit të një filmi

2 shtator-
Nga atje theksojnë se më 22 shtator të këtij viti do të reduktohet edhe regjimi i punës në pikën e pagesës Petrovec, ndërsa seksionet e autostradës rreth Gradskos do të mbyllen në periudhën prej 28 shtatorit deri më 25 tetor të këtij viti dhe qarkullimi do të riorientohet.

Unaza pranë Shkupit prej nesër deri më 28 të këtij muaji do të jetë e mbyllur për qarkullim çdo ditë pune prej orës 7 deri në ora 19 në shtegun nga unaza Hipodrom deri te unaza Saraj, informon Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Nga atje theksojnë se më 22 shtator të këtij viti do të reduktohet edhe regjimi i punës në pikën e pagesës Petrovec, ndërsa seksionet e autostradës rreth Gradskos do të mbyllen në periudhën prej 28 shtatorit deri më 25 tetor të këtij viti dhe qarkullimi do të riorientohet.

Shkak për regjimin e veçantë të qarkullimit, siç kumtoi LAMM është xhirimi i filmit artistik francez “2015 A Fo9nd” nga ana e Produksionit Manufaktura nga Shkupi.

“Filmi do të xhirohet në unazën rreth Shkupit, në seksione të caktuara të autostradës E-75 si dhe në pikën pagesore Petrovec në periudhën prej 3 shtatorit deri më 25 tetor të këtij viti”, precizoi LAMM

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *