Home / Lajme / Maqedoni / Me kërkesë të PDSH-së, qyteti i Shkupit ndau 50 mijë euro për Tetovën

Me kërkesë të PDSH-së, qyteti i Shkupit ndau 50 mijë euro për Tetovën

1 shtator-Njëherit me këtë kontribut të vogël, përpiqemi që që të ndajmë dhembjen me viktimat dhe familjet e të pësuarve, do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mire”, thuhet në komunikatën me shkrim të këshilltarëve të PDSH-së në qytetin e Shkupit, ndërsa të nënshkruar nga këshilltari Dr.Idriz Orana.

Dje në seancën e 52 – të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në inciativë dhe propozim të grupit të Këshilltarëve të PDSH-së u miratua vendimi për ndarjen e ndihmës në shumë prej 3 milon denarëve për viktimat nga vërshimet në Tetovë dhe në rethinën e Tetovës.

“Kjo pikë u shqyrtua pas orvatjeve të shumta dhe pas shfrytësimit të mekanizmave fuqiplote nga grupi i Këshilltarëve të PDSH-së të përfaqësuar në Keshillin e Qytetit të Shkupit. PDSH-ja dhe grupi i këshilltarëve të PDSH-së, me permanencë zhvillojnë politkë kombëtare dhe atë që e premtojnë edhe e zbatojnë me përpikshmëri, pa kursyer as mund e as kohë e fjalë të kota, por befason fakti se pengesat gjithmonë vijnë nga lojtarët e pacipë dhe të pabesë, që për fat keq çdo herë i hasi në rradhët e bashkëkombësve tanë. Njëherit me këtë kontribut të vogël, përpiqemi që që të ndajmë dhembjen me viktimat dhe familjet e të pësuarve, do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mire”, thuhet në komunikatën me shkrim të këshilltarëve të PDSH-së në qytetin e Shkupit, ndërsa të nënshkruar nga këshilltari Dr.Idriz Orana.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *