Home / Lajme / Maqedoni / Më në fund fillojnë punët në rrugët 172

Më në fund fillojnë punët në rrugët 172

Tetovë, 17 shtator – “ Një ndër investimet më kapitale në infrastrukturën rrugore në qytet, është padyshim rruga 172, e cila lidh fshatrat Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe me Qytetin e Tetovës, dhe si e tillë frekuentohet nga shumë qytetarë të kësaj ane. Vlera e përgjithshme e këtij investimi është 28.5 milion denarë” tha Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës.

Pas shumë zhagitjeve, pas shumë prolongimesh, pas shumë kërkesave të banorëve, më në fund fillojnë punimet për rregullimin e njërës prej rrugëve më të dëmtuara në Tetovë, rrugës 172, që ndryshe njihet si rruga nga rrethrotullimi i UEJL-së deri tek tregu i kafshëve. Vite me radhë kjo arterie ishte bërë e tmerrshme për qindra vozitës të cilët duhej të kalonin nëpër rrugë me gropa dhe të dëmtuar tërësisht. Disa herë banorët kishin kërkuar që e njejta të rregullohet dhe në të kundërtën kishin paralajmëruar edhe protesta. Tashmë, këtyre ditëve kanë përfunduar matjet dhe punët përgatitore, kurse prej sot edhe kanë filluar punët për rregullimin e së njejtës. Kjo rrugë është edhe lidhëze në mes fshatrave Reçicë e madhe dhe e vogël dhe qytetit të Tetovës, ndërsa shfrytëzohet edhe nga autobusët dhe furgonët për transport të nxënësve të shkollave të mesme për në komunën e Bogovinës. Për këtë rrugë poashtu është paraparë edhe rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik.

“Një ndër investimet më kapitale në infrastrukturën rrugore në qytet, është padyshim rruga 172, e cila lidh fshatrat Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe me Qytetin e Tetovës, dhe si e tillë frekuentohet nga shumë qytetarë të kësaj ane. Me rekonstruimin e plotë të kësaj rruge do të bëhet shtrimi me asfalt në gjatësi prej 917 metrash dhe gjërësi 6 metra, vendosja e kanalizimit atmosferik në gjatësi 825 metra, kanalizimi fekal me 917 metra gjatësi si dhe vendosja e ndriçimit publik. Vlera e përgjithshme e këtij investimi është 28.5 milion denarë” tha Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë kjo rrugë është dëmtuar akoma më shumë gjatë vërshimeve të fundit që ndodhën në këtë pjesë të Tetovës. . E njejta vite të tëra është në gjendje të mjerueshme, kurse apelet dhe kërkesat e banorëve gjithmonë kishin hasur në vesh të shurdhër. Banorët disa herë kanë kërkuar që e njejta të rregullohet dhe të mos lihet në harresë, ndërsa përveç premtimeve dhe disa sanimeve nuk është punuar.

Ndërkaq, këtyre ditëve kanë filluar parapërgatitjet për rregullimin e rrugës tek shkolla e muzikës.Pas matjeve dhe punëve përgatitore pritet që edhe në këtë rrugë të fillojnë shpejt punimet.

“Gjithashtu ka mbaruar procedura e prokurimit dhe punimet së shpejti do të fillojnë në Rrugën Kongresi i Manastirit, apo pjesën që fillon nga biblioteka e vjetër e qytetit deri te Shkolla e Muzikës, ku është paraparë asfaltimi i plotë dhe vendosja e kanalizimit atmosferik në gjatësi prej 300 metrave, gjërësi të rrugës prej 6 metrave, si dhe trotoar deri në 3 metra. Ky investim kap vlerën prej 10 milion denarë”, njoftojnë nga komuna e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *