Home / Lajme / Maqedoni / Mërgimtarët në Zvicër ndihmojnë familjen Ameti nga Shipkovica

Mërgimtarët në Zvicër ndihmojnë familjen Ameti nga Shipkovica

3 shtator-Në ndërkohë, njëri nga organizatorët Azem Miftari, banorë i fshatit Përshefcë, mërgimtarë nga kantoni i Sangallës, theksoi se ky është një kontribut i përbahskët i shumë mërgimtarëve për të ndihmuar këtë familje nga fshati Shipkovic

Mërgimtarët shqiptarë të Zvicrës në kantonin Sangallës, sot kanë ndarë ndihmë për familjen Ahmeti nga fshati Shipkovicë e cila humbi dy fëmijë gjatë vërshimeve të 3 gushtit. Ndihmat janë grumbulluar në mesin e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës dhe për këtë ata kishin hapur një faqe në Facebook “Shqiptarët në Zvicër ndihmojnë Tetovën”. Mjetet që janë grumbulluar sot i janw ndarë kryefamiljarit Afrim Ahmeti, i cili humbi dy fëmijë para një muaji. Ai falënderoi të gjitha ata që e kanë ndihmuar në këto momente të vështira për atë dhe familjen e tij, njofton Tv Koha.

Në ndërkohë, njëri nga organizatorët Azem Miftari, banorë i fshatit Përshefcë, mërgimtarë nga kantoni i Sangallës, theksoi se ky është një kontribut i përbahskët i shumë mërgimtarëve për të ndihmuar këtë familje nga fshati Shipkovicë, raporton Tv Koha.

Ndryshe, kjo nuk është ndihma e parë që këta organizatorë sjellin në Shipkovicë.Kohë më parë ata kanë dërguan edhe një kamion me ndihma me veshmbathje për banorët e këtij fshati. Sipas tyre, solidarizimi në këtë periudhë ka qenë obligim moral ndaj këtyre banorëve të cilët humbën të afërm dhe pësuan shumë dëme materiale. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *