Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat e BDI-së premtojn përkrahje për institucionet kulturore (VIDEO)

Ministrat e BDI-së premtojn përkrahje për institucionet kulturore (VIDEO)

Tetovë, 28 Shtator – Ministrat e BDI-së kanë premtuar buxhet më të madh për vitin e ardhshëm për festivalin e teatrove në Tetovë në ndërkohë kanë nënvizuar se janë siguruar mjetet e nevojshme për vitin 2016 për vazhdimin e punëve rreth ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës.

Ministrat e BDI-së, Adbilaqim Ademi, Fatmir Besimi dhe Bekim Neziri, kanë vizituar dy institucionet kulturore në Tetovë, Teatrin e Tetovës dhe Qendrën për Kulturë. Ata me këtë rast janë njohur për së afërmi me punën dhe aktivitetet e këtyre dy institucioneve, duke premtuar buxhet më të madh për vitin e ardhshëm për festivalin e teatrove në Tetovë në ndërkohë kanë nënvizuar se janë siguruar mjetet e nevojshme për vitin 2016 për vazhdimin e punëve rreth ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Me këtë rast Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, ka nënvizuar se përkrahja për këta dy institucione do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Sot ishim në vizitë në Teatrin e Tetovës dhe në qendër për kulturë dhe nga dy drejtorët u njoftuam me aktivitet rrjedhse të dy instutcioneve në Tetovë. Gjithashtu u njoftuam me projektet që janë në realizim e sipër por edhe me vështirsitë të cilët ballafaqohen këto dy institucione. Nga drejtori i Teatrit u njoftuam për festivalin që do të filloj nesër me punime, festivali i cili përkrahet nga ministria e kulturës me një shumë simbolike dhe kjo shumë viteve të ardhshme duhet të ritet. Teatri i Tetovës ka nevoj për përkraje sidomos për kësi lloj aktivitetesh“, tha Ademi, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, janë tejkaluar disa pengesa për vazhdimin e punëve me intensitet më të madh rreth objektit të Teatrit dhe Bibliotekës.

“Rreth aktiviteteve për ndërtimin e objektit të Teatrit dhe Biblotekës u njoftuam që prej tani janë tejkaluar disa aspekte teknike rreth çështjes së pronsisë dhe infrastrukturës nëntoksore dhe prej këtij moment pritet që punimet të zhvillohen me një intensitet më të lartë dhe ne i siguram që mjete janë sigurar edhe për vitin 2016 për ndërtimin e këtij objekti “, deklaroi Ademi, njofton Televizioni Koha.

Drejtori i Teatrit dhe Bibliotekës Valmir Aziri tha se ka njoftuar delegacionin për vështirësitë me të cilët ballafaqohen si institucione.

“I njoftuam për vështirësitë që hasim në rrugëtimin tonë si institucion. Nuk ka munguar përkrahja institucionale nga ministria e kulturës por edhe e ministrive tjera kjo është për tu përshëndetur pasi vet ministrat dhe zëvendëskryeministri Fatmir Besimi u njoftuan për së afërmi me problemet dhe me të arriturat e këtij Teatri.Them që në të ardhmen ky instituciondo të merr ndimën që i takon dhe do të shtohen fondet për premierat tona”, tha Aziri, raporton Televizioni Koha.

Drejtori i Qendrës për Kulturë Haki Fazliu tha se tashmë dihet se këtë vit ka pasur disa ngecje por sipas tij, kompania që kryen punët e cila ka këtë tender ka kapacitet që ta kapërcejë këtë kohë të neglizhuar për shkaqe të infrastrukturës nëntokësore dhe objekteve që kanë bërë pengesë deri tash.

“Së shpejti, brenda kësaj jave që vjen, do të fillojnë të vendosen themelet e para, gjegjësisht shpuarjet mbi të cilët do të vendosen themelet dhe me këtë do të fillojë të përshpejtohet dinamika dhe jam i sigurtë se kompania do të kompenzojë kohën e neglizhuar” tha Fazliu, transmeton Televizioni Koha.

Në delegacionin e Ministrave të BDI-së kanë munguar një sërë funksionarësh tetovarë, si kryetarja e komunës Teuta Arifi, deputetët Xhevat Ademi dhe Hazbi Lika. Madje ishte paralajmëruar se në këtë vizitë do të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, por edhe ai mungoi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *