Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ademi qëndron për vizite zyrtare në Republikën e Kosovës

Ministri Ademi qëndron për vizite zyrtare në Republikën e Kosovës

4 shtator-“Ne sot u dakorduam që ne bazë të asaj marrëveshjeje të përpilojmë edhe programet ekzekutive, këto programe të përgatiten nga një grup i përzier prej përfaqësueseve të të dy ministrive që do të takohen rregullisht dhe do të na njoftojnë në çdo tre muaj”, theksoi ministri Ademi. Ai, pas takimit theksoi se ministrin Bajrami kanë biseduar për bashkëpunimin në shumë sfera dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i cili sot po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës është pritur nga ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Në këtë takim, dy ministrat kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe shkencës në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim që u nënshkrua kohë më parë.
“Ne sot u dakorduam që ne bazë të asaj marrëveshjeje të përpilojmë edhe programet ekzekutive, këto programe të përgatiten nga një grup i përzier prej përfaqësueseve të të dy ministrive që do të takohen rregullisht dhe do të na njoftojnë në çdo tre muaj”, theksoi ministri Ademi. Ai, pas takimit theksoi se ministrin Bajrami kanë biseduar për bashkëpunimin në shumë sfera dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
“Gjithashtu e njoftova ministrin se ne kemi filluar të aplikojmë edhe programet e adaptuara për lëndën e matematikës dhe lëndën e shkencave të natyrës nga programi i Kembirxhit që janë shumë cilësore MASH që dy vite tani më po e aplikon këtë program dhe do të vazhdojë për të përmbyllur ciklin për arsimin fillor dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim nëse Qeveria e Kosovës përcaktohet për aplikimin e programeve të njëjta për të ndihmuar në procedurë dhe për shkëmbim të teksteve”, tha Ademi. Ai shtoi se është më se i nevojshëm bashkëpunimi në mes universiteteve të të dy vendeve.
“Shembulli i parë i bashkëpunimit do të ishte në mes universiteteve me përpilimin e ndonjë programi studimor të integruar në mes universiteteve ku do të ndihmonte edhe në mobilitetin e studentëve edhe në shkëmbimin e përvojave dhe profesorëve por do të ndikonte që studentët në pjesë të studimeve të kryejnë në Maqedoni, një pjesë në Shqipëri dhe një pjesë këtu në Kosovës”, u shpreh Ademi.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ademi gjatë ditës është pritur nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Ministri Ademi ka falënderuar rektorin Zejnullahu për përkrahjen që Universiteti i Prishtinës ua ka dhënë universiteteve në gjuhën shqipe në Maqedoni . Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes tyre me qëllim të avancimit të arsimit të lartë.
Të shtunën, ministri Ademi do të marrë pjesë në përurimin e Himnit të Nënës Terezë, “Valsi Hyjnor” të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Ky manifestim realizohet për nder të shënimit të 105 vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, të shpallur nga OKB-ja dhe në prag të Shenjtërimit të Nënës Terezë nga Vatikani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *