Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Izairi inspektoi fazën e dytë të ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë në Tetovë (VIDEO)

Ministri Izairi inspektoi fazën e dytë të ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 shtator – Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 115 milionë denarë të siguruar nga Qeveria Republikës së Maqedonisë prej të cilëve deri tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka paguar 67 milionë denarë që është 60% nga vlera e përgjithshme e projektit.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, vizitoi lokalitetin ku po zhvillohen aktivitetet ndërtimore të fazës së dytë të ndërtimit të sistemit të ri të furnizimit me ujë në Tetovë.

Sistemi përfshinë tubacionin prej tetë e gjysmë kilometrash nga rezervuari grumbullues “Leshnicë” deri te rezervuari grumbullues “Lumi i Ftohtë”. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 115 milionë denarë të siguruar nga Qeveria Republikës së Maqedonisë prej të cilëve deri tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka paguar 67 milionë denarë që është 60% nga vlera e përgjithshme e projektit . Në pjesën e punëve ndërtimore deri tani është realizuar 80% nga projekti i përgjithshëm. Afati për realizimin e projektit është 14 muaj dhe pritet përfundimi i tij në dhjetor të 2015-ës.

Me realizimin e projekti do të sigurohen 200 litra ujë shtesë në sekondë me çka do të zgjidhet një problem i madh me të cilin po përballet popullata e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *