Home / Lajme / Maqedoni / Mobilizohet BDI-ja pas deklaratës së Qufës, sonte mbledhje urgjente

Mobilizohet BDI-ja pas deklaratës së Qufës, sonte mbledhje urgjente

22 shtator- Shtabi Qendror i BDI-së thërret në mbledhje të gjithë funksionaret e BDI-së për të diskutuar rreth kësaj përçarje brenda BDI-së ku pritet të kalojnë edhe funskionarë tjerë.

Pas publikimit zyrtarë të deputetit të BDI-së Zulfi Adilit – Komandat Qufës për krijimin e një partie të re “UNITETI”, Shtabi Qendror i BDI-së thërret në mbledhje të gjithë funksionaret e BDI-së për të diskutuar rreth kësaj përçarje brenda BDI-së ku pritet të kalojnë edhe funskionarë tjerë.

Nga Shtabi Qendror i BDI-së thonë se pjesëmarrja është e domosdoshme në këtë mbledhje që nënkupton se partia e re e dalë nga BDI-ja mund të dëmtojë rëndë partinë e Ahmetit.

Mbledhja do të mbahet sonte në orën 17.00 në hapësirat e Sekretarijatit për Çeshtje Evropiane (afër hotel Stone Bridge Shkup)

Ndryshe dje Zulfi Adili tha se ideja apo tendenca e krijimit të këtij subjekti politik është që ne të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike që llogariten si subjekte të vogla, duke përfshirë këtu BESËN lëvizjen e Ziadinit, RDK-në dhe të gjitha OJQ-të të cilat kanë qëndrime dhe qëllime për të bërë reforma rrënjësore në shtet.

Partinë e re e dalë nga BDI-ja përflitet se do ta drejtojë Gjenerali i BDI-së Gëzim Ostreni

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *