Home / Lajme / Maqedoni / Moti sot në Maqedoni i do të jetë i ndryshueshëm

Moti sot në Maqedoni i do të jetë i ndryshueshëm

9 shtator-Gjatë natës reshjet do të intensifikohen dhe do të zgjerohen çdokund. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 16, ndërsa e ditës prej 21 deri 28 gradë.

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Nga fundi i ditës fillimisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë rritje të vranësirave me reshje të shiut të cilat lokalisht do të shoqërohen me bubullima të rralla.

Gjatë natës reshjet do të intensifikohen dhe do të zgjerohen çdokund. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 16, ndërsa e ditës prej 21 deri 28 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në orët e mbrëmjes me reshje të shiut të cilat gjatë natës do të intensifikohen dhe do të jenë më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 14, ndërsa e ditës do të ngritët deri 25 gradë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *