Home / Lajme / Maqedoni / Në Siniçan përurohet objekti i ri shkollorë

Në Siniçan përurohet objekti i ri shkollorë

11 shtator-Në Siniçan të Bogovinës, sot u përurua shkolla e re e fshatit, e cila do të mirëpres rreth 200 nxënës. Objekti kishte nisur të ndërtohej që në vitin 2013, dhe ka kushtuar 500 mijë euro. Në prerjen e shiritit, ministri i Arsimit Ademi por edhe kreu i BDI-së garantuan se do të vazhdojnë përmirësimin e infrastrukturës shkollore, për një arsim më të mirë për brezat e reja

Vuajtjet e nxënësve të Siniçanit, që zakonisht udhëtonin nga dy kilometra për të ndjekur mësimin, duket se kanë marrë fund. Në Siniçan të Bogovinës, sot u përurua shkolla e re e fshatit, e cila do të mirëpres rreth 200 nxënës. Objekti kishte nisur të ndërtohej që në vitin 2013, dhe ka kushtuar 500 mijë euro. Në prerjen e shiritit, ministri i Arsimit Ademi por edhe kreu i BDI-së garantuan se do të vazhdojnë përmirësimin e infrastrukturës shkollore, për një arsim më të mirë për brezat e reja. Përveç ndërtesës së re, në shkollën e Siniçanit janë sjellë edhe mjetet e reja mësimore. Shkolla ka 10 klasa të pajisura me kabinete për ushtrime dhe bibliotekë. Për vite me radhë, rreth 200 nxënësit e këtij fshati, udhëtonin dimër e verë, deri në 2 kilometra për në shkollën e Kamjanit, për të ndjekur mësimin.

“Ndjehem krenar dhe i lumtur që bashkë po lëshojmë në përdorim shkollën e re të fshatit Siniçan të Komunës së Bogovinës por do shtoja, edhe shkollën e parë në historinë e këtij vendbanimi”, tha Abdylaqim Ademi, Ministër i arsimit.

“Bashkë me mua të mos ndalemi këtu, por të lëmë edhe vepra e gjurmë të tjera pas, të ndërtojmë sepse, i ndërtojmë për të mirën tonë për bashkëqytetarët tanë dhe të ardhmen e përbashkët tonën”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *