Home / Lajme / Maqedoni / Nje djalë 3 vjecar humbi jeten sot ne Shkup

Nje djalë 3 vjecar humbi jeten sot ne Shkup

21 Shtator – Besiri trevjecar, si pasojë e lëndimeve tepër të rënda kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij më i madh A.I., është dërguar në spital për shkak të lëndimeve.

Sot pasdite, si rezultat i një fatkeqësie, një fëmijë 3-vjecar nga Shkupi e ka humbur jetën, ndërkohë që vëllai i tij 5-vjecar është dërguar urgjentisht në spital për shkak të lëndimeve serioze.

Sipas informacioneve të Televizionit “Alfa”, fatkeqësia ka ndodhur në shtëpinë familjare e cila gjendet në “Rashtanski pat” në Shkup, rreth orës 16:00, në momentin kur dyert e hekurta kishin rënë mbi djalin.

Sipas informacionee të policisë, të cilat transmeton gazeta “Lajm”, Besiri trevjecar, si pasojë e lëndimeve tepër të rënda kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij më i madh A.I., është dërguar në spital për shkak të lëndimeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *