Home / Lajme / Maqedoni / Një i dyshuar për vjedhjet në Bogovinë

Një i dyshuar për vjedhjet në Bogovinë

15 shtator- Vjedhjet janë kryer në mënyrë të njejtë, ndërsa Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë tashmë me njohuri fillestare për kryerësin e mundshëm të këtyre vjedhjeve.

Gjatë dhjetë ditëve të kaluara në rajonin e Bogovinës janë kryer tre vjedhje në objekte tregtare ku është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, me ç`rast janë marrë sasi të hollave që janë gjetur në arka. Poashtu gjatë muajit të kaluar janë regjistruar edhe tre vjedhje të kësaj natyre. Vjedhjet janë kryer në mënyrë të njejtë, ndërsa Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë tashmë me njohuri fillestare për kryerësin e mundshëm të këtyre vjedhjeve. Sipas Marjan Josifovskit,zëdhënës i SPBE-së në Tetovë, bëhet fjalë për kryerës të disa vjedhjeve i cili një kohë të gjatë ka qenë i involvuar, kryeissht në vjedhje të rënda dhe dyshohet se ai qëndron prapa këtyre vjedhjeve në Bogovinë. Dyshimet e Policisë janë se kryerësi i kësaj vepre nuk është nga rajoni i komunës së Bogovinës.Pjesëtarët e Policisë intenzivisht punojnë në zbardhjen e këtyre vjedhjeve në Bogovinë. “Gjatë vitit të kaluar në komunën e Bogovinës janë regjistruar 51 vjedhje të rënda, ndërsa gjatë gjashtë muajve të kaluar në këtë rajon, numri i vjedhjeve të rënda është dukshëm më i vogël gjegjësisht gjashtë ndërsa prej tyre dy kanë qenë në fshat dhe dy tjera në fshatrat përreth” informon Josifovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *