Home / Lajme / Rajon / Pallatet dhe biletat false shqetësojnë shërbimet sekret shqiptare

Pallatet dhe biletat false shqetësojnë shërbimet sekret shqiptare

17 shtator-Ekspertë të anti-terrorit, por edhe ata të SHISH kanë zbirtur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre, ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes, transmeton javanews

Shërbimet e sigurisë në vendin tonë i ka ‘zënë koka’ sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në 8 Tetor në Elbasan Arena.

Problemet për sigurinë e kësaj sfide janë të shumta, pavarësisht se në lojë janë futur dhe shërbimet sekrete, e ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë është në nivel të lartë. Burime nga shërbimet sekrete kanë thënë për Java News, se problemi i parë është pozicionimi i stadiumit në qytetin e Elbasanit. Përreth stadiumit janë katër pallate që në katet e larta të tyre ke mundësi të shikosh në ‘Elbasan Arena’.

Ekspertë të anti-terrorit, por edhe ata të SHISH kanë zbirtur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre, ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes, transmeton javanews.

Banorët e këtyre apartamenteve në shumë ndeshje kanë ‘hapur dyert’ e shtëpive për tifozët kosovarë, kundrejt një pagese, të cilët nuk kanë pasur mundësi për të marrë një biletë për t’u futur në stadium.

Ekspertët e sigurisë nuk i besojnë shumë as edhe biletave të personalizuara të bëra nga FSHF-ja, pasi thonë se edhe këto bileta mund të falsifikohen. Ndërkohë që në “dyqanin” online të Federatës Shqiptare të Futbollit është e pamundur të gjesh një biletë për ndeshjen me Serbinë, në “Facebook” janë të shumta faqet apo individët që kanë mundur të sigurojnë bileta.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *